BOTA

U zhduk pak ditë më parë, gjendet e vdekur në Rusi studenja amerikane

14:03 - 19.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet ruse, që po kërkonin studenten amerikane, që u zhduk këtë javë në rajonin Nizhny Novgorod, kanë gjetur një trup të pajetë, që besohet se është Chatherine Serou.




Policia ka hapur një hetim kriminal, pasi 34-vjeçarja Serou u raportua se më 15 qershor, kishte hipur në një veturë me një person të panjohur.

Zyrtarët thanë se mbi 100 vullnetarë kanë kërkuar në zonën pyjore, që gjendet jashtë qytetit.Nëna e Serou, që gjendet në Misisipi, tha për Radion Kombëtare Amerikane, se herën e fundit që kishte komunikuar me të bijën, ishte kur kjo e fundit i kishte dërguar një mesazh ku thuhej: “Jam në një veturë me një të panjohur. Shpresoj se nuk po më rrëmbejnë”.

Dy vjet më parë, Serou kishte shitur banesën e saj, me qëllim që të financonte udhëtimin për në Rusi, ku kishte planifikuar që fillimisht të mësonte gjuhën, e më pas të aplikonte në fakultetin juridik.Vjeshtën e vitit 2019, ajo ishte regjistrua në programin master për drejtësi në Universitetin Lobachevsky në Nizhny Novgorod

Një grup lokal i kërkim-shpëtimit, Rys, postoi lajmin se vullnetarët që ndihmuan në kërkim gjetën një trup të pajetë dhe shprehën ngushëllime për familjen e Chatherine Serou./rel

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.