AKTUALITET

I kërkuar për vrasje, Florenc Çapja fiton lirinë në Emiratet e Bashkuara

16:10 - 28.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndonëse në kërkim për vrasje në Shqipëri, Florenc Capja prej 12 korrikut është një qytetar i lirë në Emiratet e Bashkuara Arabe, me leje qëndrimi madje edhe i punësuar.




Avokati i tij mbrojtës, Neshat Fana konfirmoi për ‘BalkanËeb’ se Florenc Çapja ka qëndruar për një periudhë kohe nën mbikëqyrje në një banesë në Dubai, por tashmë është lënë i lirë. Çapja pretendon sipas një e-maili dërguar Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar se nuk ka marrë asnjë dijeni për procesin që po zhvillohet ndaj tij në Shqipëri.

Një ditë më parë Gjykata e Posacme vendosi të vecojë cështjen ndaj tij dhe Olsi Lekut nga të pandehurit e tjerë me argumentin se Florenc Capja nuk ka marrë dijeni për këtë proces.

Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012. Lidhur me këtë ngjarja është vënë në pranga xhaxhai i tij Ardian Çapja.

Për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit janë arrestuar edhe Jorgo Leku alias Olsi Leka, i cili u prangos në Athinë më 11 Tetor 2020; Etien Cani i cili u ekstradua nga Italia në Shqipëri po në vitin 2020 si dhe Ervis Bardhi.

Gentian Beqiri u qëllua për vdekje më 15 Gusht 2012 në banesën e tij kur ndodhej në ruajtje nga policia në gjendjen e “arrestit të shtëpisë”. Beqiri ishte dënuar si i implikuar në vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005. Po atë ditë u dhunua edhe babai i tij Nezir Beqiri i cili ndërroi jetë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.