OPINION

Afganët janë të mirëseardhur këtu në Afganistanin shqiptar

11:12 - 27.08.21 Ndriçim Kulla
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ne këto momente tepër të vështira për popullin Afgan, i cili fatëkeqësisht po rikthehet tragjikisht në fatin e tij të keq , gati si 20 vjet më parë ,ndoshta edhe më keq ,të gjithë jemi dhe duhet të jemi pranë tij, pa as me te vogëlën më dyshje .Por duhet të jemi serioz dhe të vëmëndëshm në premtimin e bujarisë tone në emër të popullit shqiptar.Ne duhet të jemi të pa kufishëm në propocion me traditën tonë mikpritëse por dhe me mundesite tona reale për çka do të ofrojmë.Përtej këtyre mundësive mikritja shqiptare do kthehej në një shtirje, në neveri  ,në një mburrje për֝ një dukje,  e cila siç thoshte saktë  Konica disa dekada më parë do humbëte vlerën e saj të  vërtet. Ne jemi qartësisht një vend i varfër në mes të Europës , mbase  më i  varfëri në Europë, me kapacitete modeste, të pa mundura për të strehuar një numër të tillë afganësh, sa ai numër që premtoi publikisht kryeministri ynë në BBC.Shqipëria jonë edhe në këto momente vazhdon të zbrazet tragjikisht dhe të emigroj njëlloj si afganët e shkret dje, por sidomos sot. Përafersisht rreth 500 shqiptarë në javë lënë atdheun, duke e reduktuar frikshëm numërin e njerëzve për të punuar dhe jetuar në këtë vend, në mënyrë të pa besueshme ; ndersa kryeministri , që nuk e kemi dëgjuar, ose parë qoftë dhe njëherë të vetëme ti përballej këtij fakti, por veçse ta injoroj me cinizëm dhe arroganc. Në vënd që të fokusohej i alarmuar   për të bërë të pamundurën për të parandaluar sadopak këtë eksod të heshtur dhe vrasës për kombin tonë, është i rrëmbyer nga një pasion i pa kufijshëm dhe gati misterioz , për të kontribuar mbi mundesitë reale te vëndit tonë të varfër për zgjidhjen e krizës të ayre qe duan te ikin nga Afganistani në këtë kohë të vështirë për ta.




As kush nuk e frenon apo ndalon dot, që së paku të bëhet i vëmëndshëm, ti kthehet arsyes ,që përkushtime të tilla ,  të cilat dukshëm janë një teprim  , mundësisht të kalojnë përmes një trasparence gjithëpërfshirëse dhe racionale , sepse  çdo kush do përballej me hakmarrjen e tij inatçore.

Ne e ndjejmë që bota po bëhet çdo ditë e më shumë globale, e nxitur  edhe nga zhillimi dhe përparimi intensive i teknologjisë dixhitale dhe siç theksonte filozofi modern gjerman me këshillën e tij disa vite më parë Hans-Georg Gadamer  në 100 vjetorin e datëlindjes së tij “ në këtë botë të trazuar ne kemi shumë nevoj për njeri tjetrin”.

Të pretendosh duke u shprehur i zemëruar publikisht,” se shumë njerëz janë revoltuar  se qeveria jonë është treguar e gatëshme të pranoj me qindra  ose mjiëra afvgan të rrezikuar nga hakmarrja e talabanëve të rikthyer në pushtet në vëndin e tyre “,kjo është  një e pa vërtet e trasformuar në gënjeshtër.Sejcili nga ne  në raport me sigurinë e tij ,të vëndit të tij dhe ekulibrin e dobët social të këtij vëndi ka të drejt  të reagoj me shqetësim duke pyetur kryemintrin : z. kryeministër sa janë përafërsisht afganët që mendohet se do mbrijnë në Shqipëri? Janë me qindra, me mijëra apo dhjetra mijëra ?Cili është  sistemi i kontrollit dhe sigurisë së këtyre të ardhurve të supozuar ,të cilët nuk vijnë nga një vënd dokudo, por nga një vënd që ëshjtë mbartës i një tradite dhe kulturë shumë komplekse? Sa do qëndrojnë në vëndin tonë,një vitë ,3 vjet apo do integrohen përjetësisht këtu ? Ku do akomodohen dhe cila janë burimet e mbështëtjes financiare për qëndrimin e tyre në Shqipëri?

Pyetjet dhe shqetësimi i shprehur i popullates në raste të tilla janë të natyrshme dhe të ligjëshme në një vënd demoikratik dhe nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht kritika dhe refuzim ndaj gadishmërisë së qeverisë.Ato më së shumti shprehin kërkesa për një paqartësi mbi mungesën e trasparencës qeveritare.

Shqipëria  vërtet që është ajo sofra e varfër mikpritëse, ku shtrohet buka e ngrohtë e bujarisë dhe hahet kripa e shijshme e solidaritetit njerëzor, e njerëzve që flasin të njejtën gjuhë e që kanë të njëjtat zakone. Askush nuk mund ta mohojë nga të gjithë ata që largohen se nuk u mungon Shqipëria, madje dhe balta e saj, atje larg ku janë, se ç’u krijon një afinitet të menjëhershëm që nuk u shlyhet me asgjë tjetër.

Shqipëria për vetveten e saj po ikën. Po ikën edhe tashti , ashtu ngadalë, pa u ndjerë, pa bërë zhurmë e pa përplasur derën e shtëpisë së vet të madhe. Por përsëri po ikën. Duhet sakrifikuar për të ardhmen e fëmijve, të thonë, sikur duan të heqin nga supet barrën e rëndë që u lë mbi shpatulla egoizmi. Por e ardhmja e tyre, e familjes, e vendit që lënë pas, nuk është një barrë akoma dhe më e rëndë për t’u mbartur e për të mos u lëshuar? Ai është kryqi ynë, të thonë, kalvari që duhet të vuajmë përbrenda. Është, me një fjalë, ferri nga i cili nuk kemi për të shpëtuar dot kurrë.

Ne jemi bërë një vënd  qartësisht emigrues,ku po t’iu referohemi shifrave gjatë kësaj periudhe tranzicioni rreth 31 vjeçare nga ky vënd janë larguar, gati gjysma e popullsisë. Përfitëro se çfarë histori të dhimbëshme kem patur dhe kemi ne , që  nga koha e komunizmit  ,duke përfshirë edhe ato histori biblike të shqiptarëvë për tu larguar nga vëndi ynë me çfarë të mundnin nga toka,nga ajëti dhe nga deti.Gjithashtu  për arsye social politike ne kemi histori  mjaft të dhimbshme që nga pikpamja sociologjike dhe psikologjike ngjajnë  me dhëmbjet e popullit afvgan dhe prandaj ua kuptojmë  më shumë se çdo kush hallin që kanë.

Realiteti ynë ekzistues që nuk premton shumë  duhet konsideruar dhe respektuar  edhe për bujarinë.Ne  jemi  vërtet një vënd me një mijë e një hallet tona dhe nuk kemi mundësi reale të bëhemi pikë referimi edhe për Europën dhe qytetërimin e saj.Europës nuk i është zbehur ende prozhektori i saj ndriçues dhe nuk i kanë shterur ndjenjat e humanizmit njerëzor mbi të cilat ka ngritur madhështin qytetrimi e saj perëndimor. Por në kulturën e saj shumë shekullore ka përpara qetësinê , arsyen  ,racionalitetin dhe pastaj pasionin.Ne kemi vëndin tone për të dhënë shëmbullin   në këtë histori.Por jo një shëmbull qesharak.

Për për të gjithë ne,  që jetojmë me mundësit reale që na ofron ky vënd ,  dhe që nuk është e lehtë për ta bërë këtë ndershmërisht, përveç ofiqarëve dhe klientelistëve të pushtetit , Shqipëria është një Afganistan në minaturë. Po, po, një Afganistan në miniature.

Përtej vitrinave të qyteteve tona kryesore  si Tirana ,Durrësi, Shkodra,Korça, apo Vlora ,po qe se e gërvish pak realitetin  dhe provon të udhëtosh pak më tej, në thellësi do gjeshë stepën shqiptare  e mbuluar me  një realitet tjetër. Ai është Afganistani shqiptarënë    në mes të Europës ,që Edi Rama si dhe shumë ish politikan dhe qeveritar nuk e shohin ,apo nuk duan ta pranojnë për arsye që dihen mire . Nuk e sheh, apo e injoron jeta e spektakleve të shfrenuar të mbrëmjeve , që e kanë kthyer jetën shqiptare në spektakël,  jeta tepër e pa zakont rozë e televizioneve tona publike dhe private, që e pudrosin dhe e pudrosin realitetin tone të vrazhdë , ndonse ndonjëherë më të rrallë i kanë kaluar këtij realiteti përsipër.Për fat të keq, nuk e sheh as shpresa jonë e turbulluar, që duhej të ishte ndryshe para syve tanë në këto momente , sepse realisht opozia që është  dhe duhet të jetë simboli  i kësaj shprese,  duket fare e përhumbur dhe anemike ,sa që në  këtë beharë pasivë, përvëlues dhe pa shpresë  ende nuk ka marrë rrugën për tu kthyer nga plazhi.

Afganistani i fshatrave shqiptarë,  që kryeministrit tonë i janë verbuar sytë për ta parë , përballë perfomancës që kërkon për për vetveten , duke injoruar çdo detaj të këtij realiteti të trishtë, është aty në fshatrat e Shqipërisë . Këtu, fare afër, mbrapa malit të Dajtit e gjen , në Shëngjergj e në Shën Mëri, në fshatin tim të lindjes në Vergo të  Delvinës, i cili tani  ka mbetur si fantazmë e vërtet  në rrëzë të maleve të Vuzhës dhe Skërficës, me shtëpi të rrënuara që i kanë mbuluar ferrat , që kërkojnë të zotët e tyre të humbur rrugëve të kurbetit , në Senicën e bukur majë gurëve aty pranë me një roje kishe të bukur dhe të vetmuar dhe pa asanjë njeri tjetër të gjallë ,në fshatrat e Bulqizës dhe të Kukësit ,në fshatrat e Librazhdit dhe të Malësisë së Madhe, në malësinë e  Vlorës dhe  Tepelenës ,në fshatrat e Skraparit dhe Përmetit ,në gjithë Shqipërisë.

Sigurisht duhet  sqaruar ,se nuk e ka krijuar Edi Rama si kryeministër Afganistanin shqiptar në minaturë .Do ishte thellësisht verbëri dhe cininëm po qe se do pretendohej një gjë të tillë ,ndonse edhe ai ka pjesën e tij në këtë realitet .

Përball këtij realiteti  të dhimbshëm, aktualisht kryemistri ynë mendoj se nuk duhet të fluturoj kaq lartë mbi tokë duke treguar  bujarinë e tokës  shqiptare që po u ofron  të huajve në këto çaste në emër të popullit shqiptar  .

A nuk  nuk bëhet groteskë dhe tragjikë një premtimi i tillë pa patur kaq shumë mundësi ?!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.