BOTA

Kultivonin kanabis në banesë, gjykata britanike dënon dy shqiptarët! Si gëzhoja e armës së gjahut “fundosi” dy të rinjtë

21:48 - 18.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy shqiptarë jane dënuar me 8 vite burg në total nga Gjykata e Leicester në Britani për kultivim kanabisi dhe armëmbajtje pa leje.




Më konkretisht, gjykata ka dënuar 24-vjeçarin Orland Aliun me 5 vite e dy muaj burg dhe Xhelai Islamin 45 vjeç me 2 vite e gjysmë burg.

Ata akuzoheshin për kultivim kanabisi në një shtëpi në zonën e Leicester ku në muajin janar të këtij viti u gjetën 550 bimë të lëndës narkotike.

SI U ZBULUAN DY TË RINJTË SHQIPTARË

Disa persona tentuan që të hynin me forcë në banesën ku kultivohej lënda narkotike ku dyshohet se kanë qenë anëtarë të një bande rivale në tregtimin e drogës.

Fillimisht ata janë përleshur me dy shqiptarët në një lokal. Të rinjtë shqiptarë u larguan nga vendngjarja, por polcia bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e tyre përmes kamerave të sigurisë.

Autoritetet gjithashtu zbuluan shtëpinë ku kultivohej lënda narkotike, ku brenda saj sekuestruan dhe një armë gjahu. Ka qenë pikërisht arma që bëri “lidhjen” mes kultivimit të drogës dhe shqiptarëve.

Kjo pasi në xhepin e Aliut u gjet një gëzhojë arme që korrespondonte me ato të armës së gjetur brenda shtëpisë së barit.

Gjithashtu nga këqyrja e telefonit të të riut, u gjetën dhjetra foto teksa ai pozonte me armë të ndryshme.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.