AKTUALITET

Takimi i parë pas përjashtimit të Berishës, ambasadorja e SHBA mbërrin në selinë e PD, e pret Gazment Bardhi

16:10 - 24.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka mbërritur këtë pasdite në selinë blu, për të zhbvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.




Gazetar Osman Stafa tha pak më herët se ky është ballafaqimi i parë i znj.Kim me Bashën, pasi ky i fundit vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar i PD, Sali Berishën.

Kjo ishte një kërkesë e diplomatit të lartë amerikan Philip Reeker më 30 qershor pas shpalljes non grata të Berishës, por një muaj më pas ambasadorja e SHBA ia kërkoi vetë përjashtimin e Berishës.

Vendimin Basha e mori më 9 shtator, një ditë para mbledhjes së parlamentit të ri. Tashmë Berisha ka ndërmarrë një nismë kundër vendimit të Bashë duke takuar demokratë në çdo qytet të Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.