Kosova

Ulen ndjeshëm infektimet me Covid në Kosovë, regjistrohen 4 humbje jete dhe 84 raste të reja në 24 orë e fundit

15:15 - 24.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në 24 orët e fundit kanë vdekur katër persona dhe janë konfirmuar 84 raste të reja me koronavirus, raporton Express. Këto raste janë konfirmuar pas testimit të rreth 4 mijë mostrave.




Ministria ka njoftuar edhe për shërimin e 786 pacientëve dhe vaksinimin e gati 16 mijë qytetarëve. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 5 mijë e 371.

“Nga 3.823 testime, 84 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 786 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 151.411.Në total numri i rasteve aktive është 5.371”, ka njoftuar Ministria.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.