Kosova

Mustafa reagon për sulmet në veri të Kosovës: Të ndërmerren masat e nevojshme në koordinim me SHBA, BE dhe KFOR. Osmani të thërrasë Këshillin e Sigurisë

16:05 - 25.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas situatës së rënduar, që është krijuar në veri të Kosovës ka reaguar dhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.




“Situata në veri të Kosovës është tepër serioze dhe e rrezikshme. Në një situatë të tillë , Presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë”,- është shprehur në reagimin e tij të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, ish-kryeministri Mustafa.

Më tej në reagimin e tij Mustafa i bën thirrje Presidentes Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti duke u thënë se, “nuk mund të dërgojnë mesazhe, njëra nga New Yorku, tjetri nga Shkupi e nga Budapesti, kurse Njësitë Speciale të Policisë të Kosovës të mbesin të mbërthyera në Jarinjë e Bërnjak nën kërcënimin e helikopterëve, avionëve e tankeve të Serbisë. Kjo sjellje është joserioze dhe e pafalshme.”

“Në momente të tilla do duhej të thirret Këshilli i Sigurisë nga Presidentja e vendit dhe të ndërmerren masat e nevojshme duke u koordinuar me partnerët tanë, SHBA, BE, KFOR-in dhe institucionet relevante në Kosovë.”,-  u shpreh në përfundim të reagimit të tij, ish-kryeministri Mustafa, duke lënë të kuptohet se situata në Kosovë është tepër serioze dhe se Kosova ka nevojë për aleatët e saj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.