Kryesore

Në cilën moshë arrijmë lumturinë? Ja çfarë thonë studiuesit

10:35 - 28.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qëllimi më i lartë në jetën tonë është me siguri për të gjithë lumturia.




Megjithëse ka teori që thonë se lumturia nuk ekziston, ka vetëm copëza lumturie, ka të tjerë që lumturinë e lidhin me një nocion të së shkuarës.

Por, studiuesit e fushës kanë treguar se megjithatë ekziston një periudhë në të cilën njeriu arrin kulmin e lumturisë.

Ata tregojnë se mosha që do të ndihemi më tepër të lumtur do të jetë ajo 33-vjeçare.

Burimi i kësaj lumturie do të jetë sipas psikologëve, gëzimi familjar dhe ndjenjat që do të ekzistojnë mes partnerëve, pa harruar të përmendim edhe ardhjen në jetë të fëmijëve, ecurinë e mirë në karrierë që në këtë moshë zakonisht është arritur, si edhe optimizmin që e karakterizon njeriun si pasojë e pjekurisë dhe pavarësisë që ka arritur.

Psikologia angleze Donna Dawson shpjegon se në moshën 33 vjeçare njeriu ka eleminuar nga vetja naivitetin e fëmijërisë dhe rebelizmin e adoleshencës duke pasur brenda vetes tashmë një ndjenjë te fortë shprese dhe bindjeje për talentet apo aftësitë që zotëron.

Burimi Humanum.al- Revista Psikologjia

 

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.