Kryesore

“Gjithë jetën time e kam takuar 3 herë”, Gjekmarkaj në mbledhjen e grupit: Gjuha e Berishës agresive

17:09 - 18.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha do të duhej të ishte larguar nga politika që në vitin 2013, ndërsa theksoi se ai po përdor një gjuhë të ashpër dhe të tejkaluar ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.




Eshtë zbardhur diskutimin e Gjekmarkajt para kolegëve të tij demokratë sot në mbledhjen e grupit në selinë blu, ku ai komentoi dhe vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës.

“Unë nuk ja dal asnjëherë të jem asnjëherë të jem asnjanës në ngjarjet e këtij vendi e as në ngjarjet ne PD! Jo se nuk dua te jem, por nuk ja dal te jem, logjika nuk me le, sepse e kam nje gjykim. Po flasim per bashkim! Ku është bashkimi? Si arrihet ai? Me lutje? Me bështymë sikur ngjisim dy copa letra! Une gjithë jetën e kam takuar tre here Sali Berishen por kam 30 vjet respekt per të! Po, po respekt ! Por jam dakord me Flutura Açkën kur foli per ‘Berishizmin’! Kemi te bëjmë me nje fenomen politik, historik e kulturor. Nuk do të thotë ky përkufizim se paskemi të bëjmë me një fenomen negativ, jo jo, ‘Berishizmi’ si çdo fenomen ka anët e veta pozitive e negative. Por sot ai është e kaluara! Për mua optimale do kishte qene qe Doktor Berisha te largohej ne vitin 2013, 2017, 2021 por se ka bere! Tani ai po perdor nje gjuhe te vjetër, te tejkaluar, te nxjerre nga sirtarët e se shkuares, agresive dhe asgjësuese! Ju lutem te dashur koleg nëse mendoni qe Lulzim Basha është peng thojani ne sy, nese ai eshte, po kaq nese e konsideroni ‘beseprere’ apo diçka tjetër! Berisha e ka spostuar problemin nga origjina nga ku ai lindi! Shpallja non-grata nga SHBA anashkalohet sikur nuk ishte problemi dhe ka nje përqendrim tek problemet e PD be këto vite!

E vërtetë ka probleme PD ne cilësi mendimi, ne mënyrën e funksionimit, ne gjykimin tim pa pretenduar se jam me i mire se ju, dhe s’kam hezituar t’i them publikisht këto e do t’i them gjithmonë. Por nuk është ky thelbi! Nëse Basha nuk e merrte kete vendim ku do shkonim? Nese ikte Basha dhe vinte dikush tjetër si do ta zgjidhte? Nese Foltorja zgjedh nje kryetar, me Ameriken si do ta zgjidhë!? PD kishte një ultimatum që po rrezikonte ta zinte nën vete! Nuk jam kundër Sali Berishes, por perspektivës që ajo ofron si lëvizje! Unë si them këto për t’i bërë qejfin Bashës aspak di të mbajë qëndrime kritike dhe ndaj tij dhe do t’i mbaj por kjo është e vërteta ime siç e perceptoj dhe ndaj dua ta them. Kaq kisha!”, mësohet të jetë shprehur Gjekmarkaj para demokratëve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.