Kryesore

A duhet të jetë me detyrim vaksinimi i studentëve? Rakacolli: Mënyra e vetme se si të sigurohet ky ambient i shëndetshëm

14:26 - 22.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se vaksinimi i studentëve, që tashmë është bërë me detyrim, është i vetmi instrument që ambientet universitare të jenë të shëndetshme. Ajo u pyet nga gazetarët gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve në lidhje me faktin se pse duhet të jetë ky proces me detyrim.




“Vaksinimi është pjesë e sigurimit të këtij ambienti të shëndetshëm. Studentët janë të bindur se mënyra se si të sigurohet ky ambient i shëndetshëm, është vaksinimi”, tha ajo.

Mes të tjerash ajo i bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat.

“Të nderuar qytetarë, duke u bazuar në analizën e situatës, duam t’ju vënë në vëmendje rëndësinë e procesit të vaksinimit. Rendjen e vaksinimit të atyre grupeve që janë më të rrezikuar, studentët, mjekët, etje dhe të ndalojmë grumbullimet. Duhet të mbajmë maskën në ambientet ëe mbyllura dhe evitimin e qëndrimit në vende me grumbullim. Që mos të përjetojmë atë nivel infeksioni që përjetuam vitin e kaluar, duhet të respektojmë me rigorozitet masat.”, pohoi Rakacolli.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.