Kryesore

“Ermal Fejzullahu ka qenë ‘crush-i’ i parë”, këngëtarja shqiptare surprizon me deklaratën

20:45 - 24.10.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare është padyshim Elhaida Dani, rikthimi në Tiranë i së cilës bëri shumë bujë.Një projekt i madh fshihej pas gjithë punës së artistes në vendin tonë.




Para pak ditësh ajo ka publikuar albumin e saj më të ri, të titulluar “Zanin”. Ai përbëhet nga 5 këngë “Zanin”, “Jam betu”, “Kënga jonë”, “Amore”, “Hajmali”, të cilat janë shoqëruar me videoklipe.

Së fundmi, për të folur për karrierën dhe jetën e saj personale, Elhaida ka qenë e ftuar në “Jonida’s Room”.

Në bisedë e sipër, ajo ka treguar se “crush-i” i saj i parë mes kolegëve ka qenë Ermal Fejzullahu.

 “Ka qenë Ermal Fejzullahu, sepse në ato vite Ermali merrte pjesë në festivalet shqiptare dhe ishte shumë i famshëm. Unë ia këndoja të gjitha këngët”, ka thënë Elhaida duke sjellë në kujtesë hitin e artistit, “Për një dashuri”.

Më herët ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’ ku foli për projektin e saj muzikor si edhe rrëfeu më tepër edhe për familjen dhe dashurinë.

Artistja ka treguar se fama ia kushtëzuar përherë jetën e saj private, por kjo është një rrugë të cilën e ka zgjedhur dhe dashur gjithmonë.

‘’Absolutisht shumë, fakti që jeta ime është tre muaj në një kontinent, tre muaj në një kontinent tjetër ndikon në mundësinë e të pasurit një jetë private konstante por e kam njohur jetën time, e kam kërkuar vetë këtë lloj jete e kam dashur shumë dhe kam punuar për ta pasur sa jam në një pikë dhe e kam kuptuar para disa vitesh që është ok dhe personi që më rri në krahë e di shumë mirë, duhet ta dijë shumë mirë këtë gjë, duhet ta pranojë dhe duhet të dijë si të komunikojë edhe ta bëjmë diçka pozitive edhe largësinë time shumë intense”, u shpreh ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.