Kryesore

“Ky regjim është ‘nona dhe baba’ e korrupsionit”, Basha: Ç’u bë me fondet e rrugës në Divjakë?

18:22 - 25.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka pasur replika mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe deputetit të Partisë Socialiste Erion Braçe në Kuvend.




Basha tha se ka pasur parregullsi në një rrugë të ndërtuar në Divjakë, zonë që përfaqësohet në parlament nga Braçe.

Lulzim Basha: Meqë po flasim për një zonë që unë e kam përzemër, edhe pse s’kam pasur nderin ta përfaqësoj drejtpërdrejt. Atyre i kërkohet diçka që nuk i kërkohet përfaqësuesit të tyre në këtë sallë, që rroga ishte dhënë, financuar, por nuk jepej. Pse nuk fillonte këtë mund ta thonë përfaqësuesit italo-shqiptar që ishin kontraktuar. Fondet në dispozicion nuk parashikonin rrugë dytësore dhe përfundimin e mbikalimeve. Në çdo rrugë tenderuar 2005-2007, kursimi ishte 16%, numri minimal i pjesëmarrësve në tender 5. Numëro tenderat ku ke më shumë se 5 kontraktues, sepse ky regjim është nona dhe baba e korrupsionit dhe korrupsioni është arsyeja kryesore e revoltit legjitim dhe depresionit të banorëve të Divjakës dhe gjithë Shqipërisë.

Nga krahu tjetër, deputeti Erion Braçe tha se do të paraqesë fakte dhe prova për të dëshmuar të kundërtën.

Erion Braçe: Dua ta theksoj, që kur flasim për korrupsionin në sallën e Kuvendit, pa më të voglin diskutim që duhen prova dhe fakte. Nuk duhen as nona dhe baba, po të jetë për këta përgjigja është e qartë, nona, baba, daja, xhaxhi, para drejtësisë, nga i pari deri te i fundit pa asnjë dallim dhe pa një element që nuk ka ekzistuar më herët, pa mbrojtje ligjore nga partitë e ndryshme politike. Kjo është e para. E dyta, padiskutim që e gjitha sa thash për këtë projekt është e dokumentar. Javën tjetër, raportin do e sjell në sallën e parlamentit. Njerëzit s’kanë nevojë as për fjalët e mia e as të kurrë kujt. A mund ta di unë se si u mor në dorëzim kjo? Dua ta di.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.