LIFE STYLE

Historia që duhet lexuar! A e dini si u zbulua sindroma Down?

17:21 - 24.11.21 Gazeta Shqiptare

Sindromi Down e ka marrë origjinën nga mjeku britanik John Langdon Down, mjeku i parë që e klasifikoi këtë çrregullim gjenetik në vitin 1866. Jown e nisi karrierën e tij si mjek në Earlswood, një institut për personat me paaftësi intelektuale dhe fizike.



Përpara Earlswoodit, John Down nuk kishte eksperienca të mëparshme me persona të tillë, me këto lloj paaftësish. Por kishte diçka tek ata që i interesonte. Ai shihte vlerën dhe humanizmin e tyre, në një kohë që të tjerët nuk e bënin. I pëlqente të rrethohej nga persona të tillë dhe acarohej shumë për mënyrën se si i trajtonin.

Në institut, higjiena ishte e mjerueshme dhe taksa e vdekjes ishte e lartë. Mbi të gjitha, pacientët nuk kishin se çfarë të bënin dhe e kalonin kohën e lirë në mënyrë të kotë. Jogn Langdon Down këmbëngulte për të sjellë një ndryshim në jetën e tyre.

Ai u kujdes vetë që të punësonte personel të ri, kërkoi që higjiena dhe kurat të ishin të përshtatshme, ndaloi dënimet dhe i ofroi pacientëve mundësi punësimi dhe argëtimi për të gjitha hobet që ata kishin.

Më vonë, mjeku përdori koleksionin e tij të fotografive me rreth 200 foto për të përshkruar sindromin Down, duke treguar karakteristikat fizike që kishte vënë re dhe gjithçka për aspektin klinik që i kishte bërë përshtypje.

Në vitin 1868, bleu një shtëpi të madhe për personat me sindromin Down, në vend të një instituti. U kujdes sërish vetë që prona të kishte gjithë standardet më të mira për komoditetin dhe higjienën. Të gjithë personat që i sillnin në atë ndërtesë, merrnin edukim privat. Atyre u mësohej të kalëronin, të pastronin kopshtin dhe plot aktivitete të tjera. Brenda në shtëpi, mjeku krijoi edhe një hapësirë teatri për argëtimin e personave me këtë sindrom.

Ende sot ekziston në Britaninë e Madhe ndërtesa Normansfield. Emri i saj tashmë është ndryshuar në “Langdon Down Center and Normanfield Theater”. Ndaj, emri i këtij sindromi nuk lidhet thjesht dhe vetëm me personin që e zbuloi, por me atë të një personi fantastik që u kujdes për persona të tillë deri në fund të jetës së tij. Disa nga fotot që John Down përdori për të përshkruar sindromin, gjendjen ende në atë shtëpi. Kanë qenë dhe mbeten foto të bukura ende sot./bota.al/

 

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.