AKTUALITET

COVID-19 i merr bashkëshorten dhe vajzën brenda një muaji, shkrimtari i njohur Shevqet Musaraj në zi

14:31 - 25.11.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është shuar sot në një spital në Gjermani, Lindita Musaraj Aliçka. Vajza e shkrimtarit Shevqet Musaraj dhe bashkëshortja e shkrimtarit Ylljet Aliçka u nda nga jeta në moshën 70-vjeçare për shkak të COVID-19, një muaj pas të ëmës Ervehe Musaraj që u shua po nga Covid 19 në moshën 95-vjeçare.




Ky i fundit, ka humbur si pasojë e COVID-it, gruan Lindita 95-vjeçe dhe vajzën Aliçka 70-vjeçe. Gruaja e shkrimtarit, Lindita, krahas infektimit me virus vuante dhe nga një tjetër sëmundje e rënë. Shevqet Musaraj, njihej për “Epopene e Ballit” që sipas së bijës, Linditës, u shkrua spontanisht pasi ai ishte martuar me një vajzë që vinte nga një familje e Ballit Kombëtar, si Erveheja.

Lajmi i shuarjes se bashkëshortes dhe vajzës së Shevqet Musarajt, u konfirmua nga familja e cila ndonëse e çoi për kurim në Gjermani, nuk ia doli ta shpëtonte.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.