Kryesore

Aksidenti tragjik në Bullgari, mbërrijnë në Shkup trupat e pajetë të 45 viktimave

12:10 - 03.12.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kanë mbërritur sot në atdhe, arkëmortet e 45 viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.




Ngjarja e rëndë ndodhi në 23 nëntor të këtij viti, afër Sofjes, ku një autobus që kthehej nga Turqia me turistë, kryesisht shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, u përfshi nga flakët dhe për pasojë 45 persona ndërruan jetë.

Mes viktimave ishin dhe 12 fëmijë, ndërkohë që të vetmit që mbijetuan ishin 7 persona. Trupat e pajetë të viktimave u nisën me avionë nga Sofje drejt Shkupit, ku u pritën me një ceremoni zyrtare, në prezencë edhe të delegacionit shtetëror. Siç raportojnë mediat maqedonase, trupat e pajetë do të tërhiqen nga familjarët e tyre dhe më pas do të bëhen edhe ceremonitë e varrimit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.