Kryesore

Cili do të jetë hapi i radhës pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ‘30 qershorin’?, Meta/ Reagimi i djeshëm ishte qëndrimi i Presidencës, të mos shfokusohemi në çështje të tjera

11:55 - 08.12.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta është pyetur sot në lidhje me hapin e radhës që do të ndërmarrë Presidenca në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi që të mos shfuqizojë zgjedhjet e 30 qershorit.




Në ditën e Rinisë, 8 dhjetorin, Meta kërkoi që mos të shfokusoheshin në çështje të tjera, por shtoi se reagimi i djeshëm ishte qëndrimi i Presidencës.

Pyetje: Dje këshilltari juaj ligjor ka shprehur qëndrimin tuaj për vendimin Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit. Duke e cilësuar si cënim të demokracisë dhe ligjit. Cili do të jetë hapi huaj për zgjedhjet e 30 qershorit?

Meta: Nuk dua këtë moment ta shfokusoj me çështje të tjera. Do të jem në dispozicionin tuaj për këtë çështje që ju të më bëni pyetje. Por do dëshiroja që të përqendrohemi te qëndrimi zyrtar i Presidencës të shpallur dje. Do kemi kohë nuk do i shmangemi pyetjeve tuaja. Përshëndetje më të përzemërta për banorët e Qytet Studentit dhe studentëve. Ne presim shumë prej tyre. ata duhet të marrin në dorë udhëheqjen e proceseve demokratizuese në Shqipëri. Guximi i tyre, përgjegjshmëria e tyre për të ardhmen janë të pazëvendësueshme. Do të kenë mbështetjen time në çdo kohë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.