Aktualitet

Dita e Rinisë, ambasadorja Kim jep mesazhin e qartë: Të ecim përpara, të zgjedhim të ardhmen mbi të shkuarën!

11:20 - 08.12.21 gsh

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim iu është bashkuar reagimeve për ditën e Rinisë, 8 Dhjetorin.



Teksa ka shpërndarë mesazhin e ambasadës së SHBA-ve, ambasadorja ka theksuar se me rëndësi është që të ecet para dhe jo pas. Ambasadorja shtoi se SHBA është ende me studentët e Shqipërisë në kërkesën për të qenë “si pjesa tjetër e Europës”.

“SHBA është ende me studentët e Shqipërisë në kërkesën tuaj për të qenë “si pjesa tjetër e Europës”. Ne jemi krenarë që jemi Aleati juaj i NATO-s dhe mbështetja në BE. Ne duam të jemi më të drejtë, më të fortë, më të pasur. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ecur përpara dhe jo prapa, të zgjedhim të ardhmen mbi të shkuarën.”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.