Kryesore

ZYRTARE/ Rubin Hebaj rikthehet në Superiore, kush është skuadra me të cilën firmosi futbollisti

16:27 - 04.01.22 Gazeta Shqiptare

Rubin Hebaj është rikthyer në Kategorinë Superiore, teksa ka firmosur me skuadrën e Teutës. Këtë lajm e ka bërë vetë publike ekipi kampion aktual i Shqipërisë teksa kanë njoftuar se shkodrani është rikthyer pas një viti në Durrës pas eksperiencës që kishte me Shkëndijen e Tetovës.



NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË TEUTËS 

“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin, Rubin Hebaj. Drejtuesit e klubit dhe sulmesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” në pranin e shefit të klubit Enid Furxhi dhe tashmë është pjesë e bluve. #Hebaj rikthehet në Durrës pas eksperjencës në Maqedoni tek ekipi i Shkëndijës se Tetovës. Sulmesi është bashkuar sot me ekipin në stërvitje, ndërsa është përforcimi i parë i Teutës në këtë afat kalimtar. KF Teuta i uron mirëseardhje Rubin Hebajt, duke i dëshiruar suksese dhe sa më shumë ⚽️ me fanellën e skuadrës tonë! #mirsevjenrubinhebaj”

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.