AKTUALITET

Tensionet Rusi-Ukrainë/ Mblidhen Ministrat e Jashtëm të NATO, Xhaçka: Mundësi e mirë për të diskutuar këtë kërcënim serioz

16:21 - 07.01.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e  jashtëzakonshëm online të Këshillit të Atlantikut të Veriut, në format të Ministrave të Punëve të Jashtme.




Në fokus të takimit ishte diskutimi rreth pozicionimit të forcave ushtarake të Rusisë në dhe rreth Ukrainës dhe çështje më të gjera të sigurisë evropiane.

Në ndërhyrjen e saj, Ministrja Xhaçka nënvizoi rëndësinë strategjike të unitetit dhe kohezionit të vendeve të NATO-s përballë sfidave aktuale për sigurinë evropiane. “Shqipëria mbështet dialogun me Rusinë duke qëndruar të patundur në parimet dhe angazhimet e saj”, tha Ministrja Xhaçka.

Gjithashtu, kryediplomatja shqiptare mirëpriti takimin e Gjenevës mes SHBA-ve dhe Rusisë, si dhe takimin mes NATO-s dhe Rusisë në suazën e Këshillit NATO-Rusi.

“Mirënjohje Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për mbledhjen e jashtëzakonshme të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, mbi pozicionimin ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe çështjet më të gjera të sigurisë evropiane.  Një mundësi shumë e mirë për të diskutuar mbi këtë kërcënim serioz për sigurinë dhe mënyrat për ta trajtuar atë. Theksova mbështetjen e Shqipërisë për dialogun me Rusinë duke qëndruar të patundur në parimet dhe angazhimet tona. #NeJemiNATO”- shkruan Xhaçka.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.