AKTUALITET

Ftohtë dhe ngrica, ja si do jetë moti sot

08:15 - 14.01.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duke filluar nga dita e nesërme si dhe për disa ditë në vazhdim vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata por edhe të ftohta njëkohësisht.




Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Gjatë orëve të mëngjesit në zonat luginore parashikohet mjegull e dendur apo mjegullinë si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore për shkak të temperaturave të ulta.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera herës 13-15m/s.

Temperaturat parashikohen: në zona malore -10 deri -1°C në zona e ulëta -4 deri 7°C në zona bregdetare -1 deri 9°C


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.