AKTUALITET

Balla: Fressh u kthye në një shkollë! PS partia më e hapur, mbështet të rinjtë që sot shohin tek ne transformimin e Shqipërisë

11:51 - 15.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla në 30 vjetorin e Fressh u shpreh se misioni i Fressh shumë shpejt nga një aktivizim politik, u kthye në një shkollë.




Po ashtu Balla u shpreh se PS është e hapur për të gjithë shqiptarët dhe për çdo të ri apo të re që ka një vizion për të ndryshuan të ardhmen e vendin, pasi PS tha Balla është e vetmja alternative sot për sot për Shqipërinë.

‘Misioni ishte aktivizmi politik, por shumë shpejt u kthye në një shkollë. Si organizatë rinore , orientimi ishte i pandryshueshëm i njëjtë me studentët e dhjetorit, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Kontributi i socialistëve të rinj ka spikatur edhe në momente të vështira. Nuk ishte vetëm organizata më e madhe politike, por luajti një rol të rëndësishëm edhe brenda zhvillimeve të PS. Dy kryetarë të Fressh u bënë dy herë kryeministra, dhe kjo nuk ishte rastësore. Personalisht kam qenë i angazhuar në shumë nisma. PS mbetet partia më e hapur, mbështetëse ndaj të rinjve që sot shohin tek ne transformimin e Shqipërisë. PS është e hapur dhe gati të bashkëpunojë me çdo të ri dhe t’i japë zë nismave që vijnë nga çdo rrjet rinor që e duan atdheun si shqiponja folenë. Këtu është partia e të gjithë shqiptarëve’, tha më tej Balla.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.