Kryesore

Basha thërret Këshillin Kombëtar të PD-së, çfarë pritet të diskutohet në mbledhjen e sotme

13:50 - 15.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD-së Lulzim Basha, takohet sot me anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së.




Takimi është parashikuar të nisë në orën 16:30 në selinë e PD, teksa pritet të diskutohet për përjashtimet nga partia dhe organizimin.

Gazetari Osman Stafa tha se në fokus të takimit do të jetë edhe protesta e 8 janarit.

‘Takimi pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe në përfundim pitet për tu parë nëse do të ketë komunikim për media. Anëtarëve do i bëhet i di vendimi i Kryesisë për përjashtimin e Berishës dhe deputetëve të tjerë’, raportoi gazetari.

Ndërsa bëri një pasqyrim të zhvillimeve të fundit politike, gazetari Stafa u shpreh se ditën e nesërme pritet që edhe kreu i PD, Lulzim Basha të jetë në terren dhe të nisë takimin me demokratët në Fier, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha  do të zhvillojë takim me mbështetësit e tij në Shkodër.

Kujtojmë se sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi iu ka dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar një mesazh, me anë të të cilit i njofton për takimin dhe rendin e ditës.Sipas Bardhit, takimi do të fokusohet tek vendimet e Kryesisë së Partisë Demokratike si edhe tek aktet e dhunë së krijuar në datën 8 janar.

“Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar. Në vijim të datës së caktuar në mbledhjen paraardhëse, ju konfirmoj se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet, ditën e shtunë, datë 15.01.2022, ora 16:30, në sallën e katit II, selia qendrore e PD-së. Rendi i ditës së mbledhjes është si më poshtë: Informim mbi vendimet e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe diskutime mbi situatën e krijuar nga aktet e dhunës në datën 8 janar. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së Brendshme të funksionimit të Këshillit Kombëtar, të përgatitur nga grupi i punës së ngritur me vendim të Këshillit Kombëtar nr. 172, datë 23.12.2021. Diskutim dhe informim për planin e organizimit të partisë dhe ndarja e detyrave për anëtarët e Këshillit Kombëtar”, thuhet në mesazhin e Bardhit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.