Kronikë

Shoferë të dehur, celular në timon dhe xhama të përparmë të errësuar – Të gjitha masat dhe penalizimet gjatë fundjavës në Tiranë

22:32 - 16.01.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Policia Rrugore e Tiranës, masa të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.



Nisur nga fluksi i madh i automjeteve që qarkullojnë në drejtim të kryeqytetit, çdo ditë të javës e veçanërisht në fundjavë, si dhe nisur nga parkimet e gabuara të drejtuesve të mjeteve, që bëhen pengesë për lëvizje të lirë të mjeteve dhe krijojnë pengesa e fluks në lëvizje, Policia Rrugore e Tiranës, ka riorganizuar shërbimet në forma të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Janë ushtruar kontrolle të dedikuara ndaj mjeteve që janë burim për ngjarje rrugore, duke u fokusuar kryesisht te mjetet me xhamat ballorë të errësuar, për mosrregullimin e shpejtësisë, përdorimin e celularit, parakalimet e gabuara, drejtimin e mjeteve me shpejtësi mbi normat e lejuara apo nën efektin e alkoolit, parkime për dy në rrugë, mbi trotuar e në vija të bardha.

Në funksion të kontrolleve parandaluese gjatë 48 orëve të fundit janë konstatuar dhe:

Janë arrestuar 14 drejtues automjetesh, të cilët janë kapur duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi;

Janë proceduar administrativisht 34 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara shpejtësie;

Janë proceduar administrativisht, për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjeteve, 25 drejtues automjetesh sportive;

Janë proceduar administrativisht 71 drejtues mjetesh, për errësim të xhamit parapritës;

Janë proceduar administrativisht 147 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

Janë proceduar administrativisht me pezullim të lejes së drejtimit, 44 drejtues mjetesh, për shpejtësi mbi normat e lejuara;

Janë proceduar administrativisht, për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit, 23 drejtues mjetesh;

Janë proceduar administrativisht për parakalime të gabuara, 78 drejtues mjetesh;

Janë proceduar 456 automjete të ndryshme, për qëndrim dhe pushim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

Janë shoqëruar për verifikim, për llogari të strukturave të tjera policore, 15 automjete me targa regjistrimi të shteteve të tjera.

#Frike♀❎Rregull✅
#PerdoreRrugenEMjetinMeKujdes
#NxitimiPakujdesiaShkelja/

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.