Kryesore

Rei Manaj dhe Tiago Mota, ndaj Milanit do ta konsiderojnë si derbi

13:22 - 17.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Te Specia mbërriti me bekimin e drejtuesve, por sidomos të trajnerit Tiago Mota. Ky i fundit nuk e ka fshehur kurrë vlerësimin për Rei Manajn siç e dëshmojnë 14 prezencat e sivjetshme në kampionat. Ndoshta 720 minutat e luajtura në sezon mund ta kishin ndihmuar të jepte një kontribut më të gjerë, megjithatë djaloshi me origjinë nga Lushnja nuk dorëzohet.




Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë së bashku me Erliçin ndoshta do të jenë dy ndryshimet që mund të shohim në formacionin titullar të Specias krahasuar me daljen e fundit.

 

Në fakt, Giasi dhe Verde duken të paprekshëm pas paraqitjes që bënë ndaj Xhenoas një javë më parë, megjithatë Manaj ka mjaftueshëm përvojë për të qenë gati në momentin e nevojës së Specias në takimin e sotëm.

Kujtojmë se 24-vjeçari sapo është shëruar nga COVID-i, por trajneri e aktivizoi disa minuta në fitoren kundër Xhenoas.

Ndërkohë, duhet thënë se shqiptari ka shënuar vetëm një herë në këtë Serie A e kjo ndodhte më 5 dhjetor 2021 kundër Sasuolos në një sfidë të mbyllur në barazim 2-2.

TIAGO MOTA PËR DERBI

Sfida e sotme për Specian e tyre ka aromë derbi. Rei Manaj është produkt i ekipeve zinxhir zikaltër, teksa trajneri Tiago Mota, si ishlojtar i Interit, është gati për betejë siç ka bërë gjatë këtij janari me fitoret e vyera kundër Napolit dhe Xhenoas. Në analizën e tij të takimit, 39-vjeçari u shpreh:

“Pres Milanin më të mirë të mundshëm. Ata janë një ekip i madh me një trajner të madh dhe këtë e kanë treguar që nga fillimi i sezonit si në kampionat ashtu edhe në Europë, ku luajtën një ndeshje të shkëlqyer pavarësisht se rezultatet nuk i dhanë të drejtë. Duhet të punojmë dhe të përpiqemi të sjellim momente të caktuara në favorin tonë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.