BOTA

Përpjekja e çmendur për të rrëmbyer vajzën e mbretëreshës: Si personi i armatosuri qëlloi truprojën e Princeshës Anne në vitin 1974

14:26 - 19.01.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Përgatiti Genc Çaushi



Natën e 20 marsit te viti 1974, atentatori i çmendur Ian Ball përdori makinën e tij tip Ford Escort për të detyruar limuzinën që mbante Princeshën Anne dhe bashkëshortin e saj, kapiten Mark Phillips, të ndalonte ndersa makina ishte ne ecje e siper.

Më pas ai përdori një armë duke gjuajtur me breshëri permes dritares se makines se Princeshës duke e detyruar kapitenin e përkushtuar Phillips të mbronte gruan e tij, i cili me pas u përpoq ta nxirrte ate nga ana tjetër e deres se makinës.

Truproja e policisë së Anne, detektivi Jim Beaton, u përpoq të ndërhynte për të mbrojtur Princeshen, por arma e tij u bllokua dhe ai u qëllua tre herë në gjoks dhe në krahë.

Në përleshjen që pasoi për të ndaluar vrasesin Ian Ball edhe tre persona të tjerë u qëlluan – duke përfshirë shoferin e Princeshes Anne dhe një polic tjetër.
Atentatori Ball më në fund u ndalua kur u përplas në tokë nga polici Peter Edmonds, pasi u godit me pare me grusht në kokë nga nje kalimtar, ish-boksieri Ronnie Russell, i cili me pas e kishte çuar Anne në nje vend te sigurte.

Ndërsa Ball më vonë u deklarua se ishte i sëmurë mendor, në vitin 2014 u zbulua se ai kishte pohuar në intervistat e policisë se ‘një gjë e mirë’ kishte rezultuar nga veprimi i tij ‘i guximshem’ ishte se zyrtarët ‘duhet të përmirësonin’ masat mbrojtese ndaj Annes.

Anne tani është një nga anëtarët e familjes mbretërore që i garantohet mbrojtja vetëm gjatë angazhimeve dhe detyrave zyrtare, ndërsa Mbretëresha, Princi Charles, Princi William dhe Kate kane truproja policie me kohë të plotë.

Të dielën, u zbulua se Princi Harry po ndërmerr veprime ligjore kundër qeverisë lidhur me vendimin e saj për ti hequr atij masat masat mbrojtese policore të Mbretërisë se Bashkuar pasi ai dhe gruaja e tij Meghan Markle dhanë dorëheqjen si anëtarë të familjes mbretërore dy vjet më parë.
Dje, Harry-t iu komunikua nga ish-kreu i mbrojtjes mbretërore Dai Davies se ai nuk mund ‘të zgjedhë’ të marrë truproja gjate vizitave në MB.

Z. Davies vuri në dukje se Anne nuk merr mbrojtje me kohë të plotë pavarësisht sprovës që ajo kaloj.
Përpjekja për rrëmbim të Princeshës Anne ndodhi rreth orës 20:30 më 21 mars 1974. Ajo dhe bashkëshorti i saj, me të cilin ishte martuar nje vit me pare kishin qenë duke u kthyer në Pallatin Buckingham pasi kishin marrë pjesë në një shfaqje filmi bamirësie.

Brenda ne makinë sebashku me çiftin ishte edhe ndihmesja e Annes dhe shoferi Alex Callender në timon.

Ball e kishte ndjekur makinën e Anne-së dhe ne nje moment e kishte parakaluar atë duke frenuar fort me pas për të detyruar limuzinën të ndalonte.

Më pas ai doli nga makina e tij dhe filloi të qëllonte teksa tentoi të hipte në makinë e Princeshes.

Një dëshmitare, e quajtur Miss Sammy Scott, tha për Daily Mail në atë kohë: “Unë mund të shihja Princeshën Anne dhe Markun të ngjeshur në pjesën e pasme të makinës. Papritur, pashë një burrë që u rrëzua para meje. Ai ishte qëlluar. Ai ishte i mbuluar me gjak dhe i shtrir në trotuar. ‘Një burrë tjetër, një detektiv mendoj, erdhi me vrap. Unë i thashë: “Ky njeri është qëlluar, pse nuk e coni në spital?”

Detektivi më shikoi për një moment dhe më pas tha: “Po ashtu edhe unë”. Ai hapi xhaketën dhe pashë që i rridhte gjak nga supi, pastaj edhe ai u shemb.’

Polici Beaton, i cili tani është në të 70-at e tij, u qëllua menjëherë teksa u përpoq të ndërhynte, që do të thotë se ai doli huq kur qëlloi plumbin e tij të parë dhe të vetëm përpara se arma ti bllokohej.

Më pas ai u qëllua edhe dy herë të tjera kur u përpoq të përdorte trupin e tij për të mbrojtur Anne dhe burrin e saj.
Brian McConnell, një gazetar që kishte ndjekur çiftin, mbreteror gjithashtu u përpoq të ndërhynte për të ndaluar Ballin dhe u qëllua në gjoks.
Kur Ball i tha Anne se do ta rrëmbente atë dhe e urdhëroi të dilte nga makina, princesha pretendohet të jetë përgjigjur, ‘Nuk ka gjasa të ndodhë!’.

Megjithatë, ndërsa të tjerët më pas u përpoqën të ndalonin Ballin, Anne vendosi të dilte nga makina.
Ish-boksieri Russell, i cili u ndodh rastesisht aty, e godiste dy herë në kokë të armatosurin dhe me pas e.
çoi princeshën në nje vend te sigurte. Per kete veprim te guximshm atij ju dha medalja George.
Kur oficeri i policise Michael Hills u përball me situatën, ai gjithashtu u qëllua pasi bëri thirrje për ndihmë dhe më pas u përpoq të ndërhynte. Kur ndihma erdhi permes detektivit të policisë Peter Edmonds, Balli më në fund u arrestua.

 

Edhe pse policet Beaton dhe Hills, z. Callender dhe z. McConnell u shtruan në spital, të gjithë u shëruan dhe mundën të vazhdonin karrierën e tyre me pas.

Atentatori Ball e pranojë fajin për tentativë vrasjeje dhe rrëmbimi dhe është ende i burgosur në Spitalin Broadmoor.
Justifikimet e Balli në intervistën e tij në polici u zbuluan pasi gazeta Mail fitoi një betejë shtatë-mujore qe informacioni te behej publik.
Rrëmbyesi i tha policisë se ai kishte besuar se Anne do të ishte një objektiv i lehtë. Ai tha se kishte mësuar për lëvizjet e saj duke telefonuar zyrën e shtypit të Pallatit Mbreteror Buckingham.
Së bashku me vëllain e saj Princin Eduard dhe gruan e tij Sophie, Princesha Anne tani ruhet vetëm gjatë detyrat dhe angazhimeve zyrtare.

Anëtarët e tjerë mbretërorë, përfshirë mbesat e Mbretëreshës Zara Tindall, Princeshat Beatrice dhe Eugenie nuk u sigurohen masa mbrojtese të financuar nga shteti, ndërsa Princi Andrew humbi keto te drejta pasi u largua nga detyrat mbretërore në nëntor 2019.

Fundjavën e kaluar u zbulua se avokatët e Princit Harry i kanë drejtuar një letër Minnistrise së Brendshme, duke treguar se do të kërkojnë një rishikim te vendimit gjyqësor nëse atyre nuk u sigurohen masa mbrojtese kur ata ndoodhen në Britani.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.