AKTUALITET

Bora dhe acari, mbyllin sërish Rrugën e Arbrit, ARRSH: Kalimi në By-passin e Murrizit i rrezikshëm

12:18 - 21.01.22 gsh
GSH APP Get it on Google Play

Reshjet e dendura të dëborës kanë bërë që të mbyllet sërish Rruga e Arbrit. Pak më pak se dy muaj nga hapja e saj zyrtare, Rruga e Arbrit është mbyllur disa herë për shkak të motit dhe ngricave. Ditën e Sotme Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe temperaturave shumë të ulëta Rruga e Arbrit do të jetë e mbyllur deri në një njoftim të dytë. Kjo pasi kalimi në Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshëm.



NJOFTIMI I ARRSH

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës gjatë gjithë natës dhe në vazhdim + temperaturave shumë të ulëta, kalimi ne Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshëm.
Për këtë arsye RRUGA E ARBRIT DO TË JETE E MBYLLUR deri në një komunikim të dyte! Ju faleminderit”, njofton ARRSH.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.