Kryesore

“Erdogan e mban fjalën!”, Edi Rama hodhi ‘kunja’ ndaj Bashkimit Europian. Ja si e komenton ministrja gjermane për Europën

14:35 - 21.01.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Intervista e ministres gjermane për Evropën dhe Klimën, Anna Lührmann nisi me një krahasim pikant që bëri gazetarja e DW. Ai iu referua vlerësimit të kryeministrit Rama për Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, që e quajti një politikan që mban fjalën, që kur thotë Jo, është Jo dhe kur thotë Po, është Po. “Është e vështirë të gjesh politikanë të tillë” tha Rama gjatë konferencës së përbashkët me Erdogan, duke shigjetuar premtimet e pambajtura të Bashkimit Europian.




“Është shumë e rëndësishme për mua që ne si Bashkim Evropian të mbajmë premtimin ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Prandaj duhet të hapen sa më parë negociatat e anëtarësimit. Ne po bëjmë maksimumin për të mënjanuar pengesat e fundit. Jam shumë e sigurt se së shpejti do të kemi përparime” ishte përgjigjia e Luhrman.

Pakënaqësinë për hezitimin e Bashkimit Europian për një datë të çeljes së negociatave, kryeministri Rama nuk e ka fshehur asnjëherë. Me kalimin e viteve, entuziasmi u shua dhe pak nga pak mori trajtat e indiferencës.

Por politika e jashtme e Shqipërisë nuk qëndroi në pasivitet. Ndërsa Bashkimi Europian mbeti peng i vetos së Bullgarisë në mbledhjen e fundit të Bashkimit Europian, situata e politikës së jashtme të Shqipërisë ka ndryshuar. Marrëdhëniet janë intensifikuar me Turqinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nisma e Ballkanit të Hapur është një projekt që ka trazuar ujërat në të gjithë rajonin. Heqja e kufijve për njerëzit, mallrat, shërbimet dhe kapitalin bëri bashkë Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa ftesa mbetet ende e hapur për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën.

Përgjatë vitit të kaluar, Shqipëria ka importuar 86.1 miliardë lekë mallra nga Turqia gati mbi 700 milionë euro, duke përfshirë veshjet e këpucët, produkte të çelikut, lëndëve djegëse apo artikujt të plastikës e produkte të tjera. Ndërsa Shqipëria nga ana tjetër, vitin që lamë pas ka eksportuar 5.3 miliardë lekë mallra “Made in Albania” apo rreth 43.4 milion euro në total drejt Turqisë.

Në anën tjetër, Shqipëria përgatitet të blejë dronët turq dhe është gjithnjë e më e predispozuar për investimet turke.

Flirti me Erdogan dhe Vuçiç, nuk ka kaluar jashtë vëmëndjes së BE-së, që gjithnjë e më shumë është e shqetësuar për ndikimin e Turqisë, Kinës dhe Rusisë në rajon, për të cilën Luhrman tha se kanë një rol destabilizues.

“Ne, si evropianë, duam të jemi të pavarur, atëherë duhet të arrijmë të sjellim vërtet stabilitet dhe bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor, i cili në fakt tashmë është pjesë e shtëpisë evropiane, edhe pse zyrtarisht nuk bën pjesë në të. Dhe kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme për mua. Dhe besoj se kjo është edhe përgjigja për faktin se aktorët e tjerë me gjasa bëjnë veprime destabilizuese” u shpreh Luhrman gjatë intervistës për DW

Kryeministri Rama asnjëherë nuk e ka fshehur që nuk do të presë pa fund, që Bashkimi Europian të zgjidhë problemet e veta. Në një nga vizitat e përsëritura të Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në Tiranë, ku ai solli rekomandimin pozitiv të komisionit për çeljen e negociatave në tetor të vitit 2020, Rama nuk shfaqi asnjë shenjë entuziasmi, duke thënë se kurdo të vijë ftesa ne jemi gati: “Ne kaq shumë u mësuam duke u përgatitur për dasma dhe krushqit nuk na erdhën saqë tani i kemi lënë përgatitjet për dasmat. Nëse do na thërrasim ne ulemi, të veshur jemi dhe vazhdojmë punën”

Caktimi i një date për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është peng i vetos së Bullgarisë. Mbetet për t’u parë sa rezultat do të ketë presioni i vendeve të BE-së për zhbllokimin e situatës, por duket se pas ministrja gjermane është më e qartë për atë që po ndodh në Ballkanin Perëndimor në përfundim të vizitës.

“Kam marrë sinjale shumë pozitive, inkurajuese si nga Shkupi ashtu edhe nga Bullgaria. Mendoj se ka një ndërgjegjësim të madh se është e rëndësishme të ecim përpara me këtë proces aderimi sa më shpejt që të jetë e mundur” tha ajo për DW.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Me Edi Ramen meret vetem Erdogani, S. Braho, kelyshi I atij regjimi gjakatar, I cili I ka duart te lyera me gjak qe ne vitet 1944 e ne vazhdim, I cili meret me trafikimin e drogave te forta nga Amerika Latine, ku disa here jane kapur maune me kete lloj droge. Ai kercenon se do vrase njerez per keto zbulime. Nuk e kupton akoma se I ka ardhur fundi, I duket vetja se ka ne krye te vendit S. Koleken dhe N. Hoxhen. Vetem ne ender mund t’i shohe ata njerez, shume shpejt, te presin ne gjirin e tyre, o kriminel.

    Përgjigju ↓