SPORT

“Nole ka ndikim të madh”/ Dalin motivet e ekspulsit, Australia zbardh arsyet e dëbimit të Gjokoviç

21:33 - 21.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Polemikat për çështjen “Xhokoviç” nuk kanë ndër mend të shuhen. Nëse së fundmi media britanike “Sun” flet për një padi milionere, të cilën tenisti serb po mendon për të bërë në drejtim të qeverisë australiane, së cilës i kërkon 5 milionë euro dëmshpërblim, tashmë janë zbardhur edhe motivet për ekspulsin e Noles në vendin e kangurëve.

 

Sipas shpjegimit të gjyqtarëve, motivi kryesor për anulimin e vizës së tenistit ka të bëjë me faktin se “një yll botëror i sportit si Xhokoviç ka një ndikim të madh te të gjitha moshat, sidomos te të rinjtë dhe sjellja e tij do të merrej si shembull për t’u imituar”.

 

Pasi fitoi apelin e parë kundër heqjes së vizës, vendimi u kthye përsëri nga ministri i Emigracionit në Australi, Aleks Hauke, i cili ushtroi fuqinë që i jepte ligji për t’i vendosur bllokadë serbit. Në këtë pikë, tenisti paraqiti një tjetër apel, por këtë herë ai nuk u pranua, ndërsa më pas u detyrua të largohej nga Australia.

 

AVOKATËT E NOLES – Legalët e Xhokoviçit në këtë çështje duhet ta bazonin mbrojtjen e tyre në tri pika: Në opinionin e Noles për vaksinimin, të përmbledhur në një artikull të “BBC”-së në vitin 2020, në akuzën që prezenca e tij në Australi mund të rezultonte një rrezik për rendin dhe shëndetin publik dhe në fund, te heqja e vizës. Ndërsa gjyqtarët e kanë shpjeguar kështu vendimin për eksplusin e marrë për Nolen:

 

“Në janar 2022 Xhokoviç vijon të mos jetë i vaksinuar. Por fakti që e ka kaluar COVID-in në dhjetor të 2021-shit nuk do të thotë asgjë, pasi tenisti e ka bërë të qartë qëndrimin e tij kundër vaksinimit shumë muaj më parë”. Ndër të tjera në motivacion shpjegohet:

 

“Qëndrimet e Xhokoviçit mund të kishin ndikim për të rritur frymën kundër vaksinimit, duke influencuar edhe te personat e pavendosur”. Një tjetër pikë e fortë kundër tenistit është: “Pranimi nga Xhokoviç se ka dhënë një intervistë për ‘L’Equipe’ më datë 18 dhjetor si dhe ka bërë një set me fotografi në një kohë kur ishte infektuar me COVID, pa masa mbrojtëse, është një tregues i pakujdesisë së sportistit, gjë që mund të shtynte edhe persona të tjerë për t’i thyer rregullat në Australi”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.