AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ Nga mercenarët e “Wagner” te “faji i Kinës” për pandeminë e COVID-19, flet eksperti për krizën në Ukrainë: Putin s’ka qëllim ta vrasë Zelenskyn

20:59 - 03.03.22 Kristo Kote
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bota është përfshirë nga polemika të zjarrta në lidhje me pushtimin që Rusia ka nisur në Ukrainë që para një jave. Organizmat ndërkombëtare të fushave të ndryshme kanë ndërmarrë sanksione për ta shtyrë presidentin rus, Vladimir Putin të heqë dorë nga nisma e tij. Ndërkohë, po mbahen edhe negociata midis delegacioneve ruse dhe ukrainase për zgjidhjen sa më të shpejtë të konfliktit ushtarak.




Teksa këto ngjarje shpalosen në Ukrainën e largët dhe në skenën politikë botërore, Gazeta Shqiptare ka realizuar një intervistë ekskluzive me njohësin e situatës gjeostrategjike dhe luftës hibride, Marled Hamitaj.

INTERVISTA:

Jetojmë në një kohë kur lufta me mitralozë, avionë e tanqe do të ishte e paimagjinueshme. Por kjo ka ndodhur pasi para në jave, teksa Rusia nisi një sulm ushtarak ndaj Ukrainës. Çfarë mendim keni, pse Presidenti Vladimir Putin bëri të paimagjinueshmen?

Lufta në Ukrainë është pak komplekse. E para, Putini synon që Ukraina mos futet në NATO se po u fut aty, ka pavarësi. Mund të ketë njëfarë veto në vendet e ish-Lindjes së ftohtë. E dyta, ajo aspiron për anëtarësim në BE. Po u fut në BE… është si puna e babait, që ka rritur një fëmijë dhe fëmija diplomohet, shkollohet, e të gjitha, në sajë të babait të tij, fillon e ngre kokë e nuk i intereson babai fare pastaj. A nuk të vjen inat?

Në këtë rast, është Rusia që i vjen inat për Ukrainën?

Patjetër që po, është kërcënim. Është si babai që ka fëmijë në shtëpi dhe një fëmijë tani, mëson e diplomohet dhe i thotë: shiko tani, unë do të të hedh në gjyq se dua dhomën time, ose do ndajmë shtëpinë në mes. Dhomën time, thotë,- unë do ta mbyll me derë nga dritarja ndërsa prona është e babait. Me rregullore, të gjitha vende të ish-Bashkimit sovjetik janë, se Rusia ka investuar shumë për vende e veta. P.sh., në Krime, në Sevastov, në Krije, në Çernobil, uzina e Çernobilit e ka emrin Vladimir Lenin. Rusia i ka ndërtuar të gjitha. Ndërsa më kryesorja, që nuk ka mbaruar akoma, Rusia po bën karremin tani. Ka pasur më pak humbje diku te 3 për qind të ushtrisë, Ukraina diku të 10 për qind. Rusia bën këtë: si fillim çon rekrutët, fillestarët, edhe i përplas në front. Ata nuk dinë, janë të parrahur me luftën.

Po fakti që i kapin rob ushtarët dhe pastaj u bëjnë thirrje prindërve rusë që t’i marrin fëmijët (ushtarët) mbrapsht në shtëpi?

Nuk është çështja që i kapin rob. Se rob mund të kapësh edhe anëtarë të Forcave Speciale. Edhe ky i çon këta fillestarët. Ndërkohë, Ukraina i sulmon me gjithë forcën që ka, me dronë, me tanke dhe shumë shpejt do t’i bjerë fuqia Ukrainës. Atëherë, Rusia fusë trupat më speciale dhe do t’i kapin mat. Si fillim krijon diversionin, Ukraina hidhet me gjithë fuqinë, do lodhet normalisht. Do lodhet psikologjikisht, fizikisht, moralisht, do ketë humbje municioni, ka shumë faktorë që ndikojnë. Dhe nëse këta nuk bëjnë negociata që të vendosin që Putini të marrë atë që kërkon dhe Ukraina do nënshtrohet, do gjejnë një rrugë të mesme. Kjo do jetë zgjidhja më e mirë për popullin.

Pse për popullin? Çfarë humb, ose më mirë çfarë fiton populli nëse Ukraina “gëlltit krenarinë, patriotizmin” dhe nënshtrohet?

Domethënë, nuk është qëllimi i pushimit të Ukrainës është qëllimi i nënshtrimit indirekt duke i treguar perëndimit që lindja është e fortë dhe e ftohtë si acari. Me pak fjalë, Ukraina është kurbani i Amerikës dhe Europës për të krijuar ose vendosur baza sa më të thella në bregun lindor.

Në vitin 2014, SHBA-ja dhe BE-ja dolën garant për Ukrainën dhe i thanë mos investo në armatime dhe teknologji se “nëse do kesh sulm nga Rusia jemi ne”. Tani e lanë në pikë të hallit, dhe vetëm dalin në koferenca për mediat dhe japin opsione zgjidhjeje nderkohë që fëmijët janë ndarë nga prindërit e tyre. SHBA-ja dhe Rusia do kenë fitime nga Ukraina në të gjitha mënyrat. Si monetare dhe përfitime strategjike dhe sekrete. Mjerë populli!

Se populli është ai fatkeqi që e ha gjithmonë. Në moment që Ukraina do lodhet, ai do ti fusë trupat e tjerë. Do futen oficerë me inteligjencë dhe më e keqja brenda luftës do të jetë lufta kundër bashkëpunëtorëve. Brenda Ukrainës do ketë njerëz bashkëpunëtorë. Do ketë njerëz që do të bashkëpunojnë me rusët se mund të kenë biznese, mund të jenë investitorë. Dhe më e keqja është se do të quhen dezertorë, tradhtarë. Më të fituarit nga gjithë kjo do të jenë ata që shkëmbejnë asete, si rasti i 2014, shtimi i aseteve luftarake.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se janë rreth 400 mercenarë të “Wagner”, që po luftojnë kundër Ukrainës dhe se janë kontraktur për të bërë atentat ndaj Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenski. A mendoni se ata mund ta kryejnë këtë “mision impossible”? nëse po, si?

Çdo gjë mund të arrihet nëse ka tradhëti brenda. Nesë Zelensky del nga i ashtuquajturi “bunkeri i tij”, që momentalisht e dinë dhe shërbimet inteligjente, sepse Ukraina është pjellë e Rusisë. Si logjikë është që nëse ai tradhtohet nga grupi i vet brenda, nga krahu i djathtë, nga njerëzit njerëzit që e ruajnë, nga besnikët e tij. Nuk mendoj se Rusia do ekzekutimin fizik të Zelenskyt, sepse kjo do të bënte “bum”, do të hynin në lojë të drejtat e njeriut dhe shumë organizata të tjera. Rusia është vetë pre e një lufte fizike, ajo do të krijojë “Murin kinez” të vetin që ish-republikat e ish-Bashkimt Sovjetik,  jo t’i ketë nën kontroll – se ata kanë një pakt: mbas shpërbërjes në Katovicë, kanë një pakt që “në rrezik e në nevojë, shoku shokun ta ndihmojë”, siç thotë populli. Dhe do ta fillojë që nga Lituania… Këtu do jemi, mbas Ukrainës, Lituania do ta ketë shumë vështirë. Por edhe Letoni Estoni, këto vende baltike do ta kenë pak vështirë, se ai (Putini) ka baza nëndetësesh në këto vende, se operon në detin Barens. Aty Rusia e ka fazën stërvitore.

A ka armë bërthamore nëndetësja “Akula”?

“Akula” është nëndetësja më e frikshme sot për sot në botë, është ruse, ka super teknologji. Teknologjia e saj kushton ndoshta me triliona dollarë.  Nëndetëset janë një nga makineritë më të frikhmë në botë. Nëse NASA është në hapësirë, nëndetësja është tepër e frikshme në ujë. Secili element, dhe një vidë do një fabrikë apostafat për ta prodhuar atë. Për shembull, një matës trysnie hidrostatike, i trysnisë të ujit, do fabrikë më vetë ta prodhojë. Kanë zëvendësuar silurët,  kanë bërë interceptues, që ndjek shënjestrën janë më inteligjente. Çdo president që disponon një nëndetëse të tillë, ka zyrë brenda në nëndetëse. Këto lloje nëndetësesh janë shumë të vështira për tu mbytur, edhe nëse mbytet, nëse goditet nga një objekt luftarak i jashtëm, ajo është e ndarë me kalata, me dhoma, me lokale quhet, bllokohet hermetikisht dhe del si tapë vere në sipërfaqe.

Mendoni se nëse presidenti Zelensky do të zotëronte një nëndetëse me dhoma, ai do të mundej ta menaxhonte pushtimin me mirë, do të ishte më i sigurt, më i mbrojtur?

Nuk është çështja e vrasjes së Presidentit të Ukrainës. Thjesht është frustrimi mediatik, i ideologjisë së mbështetësve rusë, si çeçenët, bjellorusët, Siria, Libani, Kina, Koreja e Veriut. Xian Pini i Kinës është pak më i distancuar. Ai mund ta ndihmojë Rusinë nga ana ekonomike, Kina është muskuli më i madh në botë momentalisht. Kjo lufta në Ukrainë është një luftë e dukshmë, ajo e COVID ishte një luftë e padukshme. Ku është e ngjashmja këtu? Është fronti lindor dhe perëndimor. Rusi tregopi dhëmbët duke e bërë më të ngrohtë, ndërsa Kina më të ftohtë. Kinës Ia faturuan COVID-in se Kina nuk e shpiku atë, nuk e prodhoi.

Pse mendoni se, dhe po ju citoj, “iu faturua Kinës shpërthimi i virusit COVID-19”?

Epo, Kina mori gjithë kontrollin e çelikut dhe të hekurit në botë. Të gjitha industritë e botës operojnë në Kinë, sepse ka kosto punëtore më të vogël, prodhohen më shpejt, mund të emetojë gazra në atmosferë. Duke u fuqizuar ekonomikisht, Kina mori në njëfarë mënyre edhe çelikun dhe filloi t’ia rriste koston Amerikës. Nëse një punëtor kinez mund ta bënte ditën e punës me 5 dollarë, Kina i tha “më bën 50 dollarë” dhe duke e ngritur çmimin, Amerika u detyrua të shpenzonte më shumë çelik se sa çonte. Të samiti i Davosit, ia tha larg e larg, por Xing pi nuk është se e pranoi këtë gjë. Prandaj ia shpikën COVID. Do të vijë dita që Kinës do ia faturojnë të gjitha dëmet ekonomike, psikologjike, sociale, monetare për virusin. Kinën do ta detyrojnë të paguajë për COVID.

Si të realizohet që Kinën do ta detyrojnë të paguajë për COVID?

Do realizohet me një marrëveshje afatgjatë, nëse Kina, gjithmonë pranon dhe nëse Kina ngurron të realizojë këtë lloj marrëveshjeje, do ta detyrojnë nga ana ushtarake: nga ana e detit të Kinës, në kufi me Japoninë, në kufi me Korenë, do t’i çojnë aeroplanmbajtëset, do t’i bëjnë presion, do t’i bëjnë presion lart më dronë dhe me satelitë dhe nga ana e Evropës do t’i bëjnë presion me NATO-n. Do detyrohet Kina që mos prishë industritë e saj dhe do të paguajë të gjitha ato që i kërkohen. Siç ka bërë me Google. Në Kinë nuk operon Googl, operon sistemi Bing, se Google pati një gjyq, i mori kushedi se sa milion dollarë, dhe ia çoi me kontejner, të gjitha monedha. Edhe më e forta është që kur ka kaluar në bregun e |Somalisë, ajo anije është sulmuar, prandaj ka dalë si histori, nga kabllogramët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.