BOTA

Lufta/ Dhjetëra afrikanë, studentë dhe familjarë bllokohen në Ukrainë

22:52 - 19.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dhjetëra qytetarë afrikanë dhe të Lindjes së Mesme kanë mbetur të bllokuar në Kherson të Ukrainës pasi forcat e ushtrisë ruse morën kontrollin e qytetit gati dy javë më parë.




Midis tyre ka familje, të diplomuar dhe studentë të vendosur pranë ambienteve universitare të Universitetit Shtetëror Kherson dhe Akademisë Detare Shtetërore Kherson.

Numri i njerëzve ngjyrë që kanë mbetur në qytet është deri në 150 dhe kryesisht shtetas të Ukrainës, Kamerunit, Nigerisë dhe Gabonit, sipas hulumtimit nga Korrine Sky dhe Francklin Momo Nanfack, të cilët janë të dy studentë ndërkombëtarë të universiteteve në vendin e Evropës Lindore.

Gjithashtu studentët nga Siria, Palestina, Algjeria dhe Egjipti janë bllokuar në Kherson.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.