BLUETOOTH

“Dh*u kali e s’foli pali”/ Olti Curri komenton skualifikimin e Ronela Hajatit nga Eurovisioni

15:10 - 13.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Olti Curri është një nga personat më me influencë në rrjetet sociale, sidomos në Instagram. Janë të shumta rastet kur blogeri nuk heziton të jap mendimin e tij, sidomos kur bëhet fjalë për çështje të nxehta. Të tilla si moskualifikimi i Ronela Hajatit në Eurovision, që është diskutimi kryesor i ditëve të fundit.




Olti ka reaguar në rrjetin e tij social Instagram, ku krahas një videoje të Ronelës duke performuar shkruan ndër të tjera që shijet janë personale dhe fakti që publiku italian thërret emrin e saj në kor është një triumf.

“Shijet janë të gjitha të drejta, por nëse për pak muaj publiku italian(i tejngopur me këngëtarë)thërret në kor emrin tënd, ky është thjesht triumf,”-është shprehur blogeri duke bërë tag edhe Ronelën.

“Thash edhe unë dy fjalë se deri tani, dhiu kali e s’foli pali,”-përfundon reagimin e tij Olti Curri.

Edhe Ronela Hajati i është përgjigjur këtij reagimi të tij duke e ripostuar në Instagramin e saj, shoqëruar me ikona me zemra.

Ju kujtojmë që “Sekret” e Ronelës i bëri të gjithë ndjekësit anë e mbanë botës të dëgjojnë, këndojnë apo të kërcejnë nën ritmet e saj dhe kjo gjë u vu re nga brohorimat dhe koncertet e shumta që artistja ka zhvilluar.

E teksa Hajati po shijon suksesin me koncertet e saj të mbushura plot, ka pasur dhe personazhe të cilët mendojnë se performanca e Ronelës nuk ka qenë aspak i denjë për të përfaqësuar Shqipërinë, madje disa e quajtën ‘turp’ apo dhe reagimet në lidhje me veshjen e papërshtatshme si të sajën ashtu dhe të balerinëve me fustanellat e tyre.

Mirëpo, Ronela ktyre kritikave ka zgjedhur ti kundërpërgjigjet me ‘fakte’ duke treguar suksesin që ajo po korr jashtë Eurovisionit dita ditës. Në InstaStory Ronela ka ironizuar personazhet të cilët e kanë gjykuar për tekstin e këngës teksa në foton e ripostuar tregohet suksesi i këngës anë e mbanë botës dhe kjo gjë mund të dallohet prej shikueshmërisë që ka marrë dhe renditjes në shtete të ndryshme. (panoramaplus)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.