BLUETOOTH

Dubai Porta Potty/ Donald dhe Romeo Veshaj ironizojnë: Shkojnë për të ngrënë ushqimin tradicional

21:56 - 13.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

PANORAMAPLUS/ Donald dhe Romeo Veshaj kanë ironizuar të gjithë ata që shkojnë në Dubai pas skandalit të bujshëm.



Në një skeç në puntatën e sotme të “Më lër të flasë” ata nuk i kursyen thumbimet për personazhet që duket se e kanë fiksim Dubain. Donaldi u shpreh se donte të pushonte dhe me batutave e ironisë, ata sollën në vëmendje të ashtuquajturin “Dubai Porta Potty”.

Donaldi: Dua të shkoj diku. Më kanë mbetur disa pushime. Tailandë, Egjipti dhe Dubai.

Romeo: Ku? Ku?

Donaldi: D… Divjakë. Po Dubai. E ke dëgjuar atë shprehjen “Habibi hajde në Dubai”. Është vendi perfekt për të pushuar kam dëgjuar.

Romeo: Kush do të çoj? Kush do të të mbaj? Se unë ta di rrogën. S’ke lekë të shkosh andje. Do luash bilardo? Me kë do ikësh.

Donald: Do iki me disa shoqe, janë bobe janë cool.

Romeo: Po andej nuk paguan dot duke qenë cool. Me ca merren këto.

Donald: Janë papunë por ne do kënaqemi. Më thanë se uë do rri vetëm disa ditë sepse ato kaën pak punë. Ishin pa punë dhe gjetën punë. Më thanë se do bëjnë trajtime fytyre.

Romeo: Çfarë trajtimi Donald se ma hoqe trurin.

Donald: Një micodermo-abrazion me k*kë zinku. Ta kisha bërë edhe unë. Edhe meshkujt duhen kujdesur.

Romeo: Por, jo ore shkojnë për të ngrënë ushqimin tradicional të Dubait. Nuk ka lidhje.

Donald: Kur të shkoj që andej do të sjell ushqim tradicional nga dubai.

Romeo: Nuk shkojnë kot andej. Shkojnë për (bën me gjeste)… Ta them unë 100% do punosh në tualet. E ke me siguri.

Donald: Kur unë isha në Big Brother VIP dhe ti ke qenë në Dubai dhe ishe pa punë. Mos ke bërë edhe ti si këto?

Romeo: Kur isha unë andej ti i bije maces me lugë.

Në fillim të muajit filloi të hapet me shpejtësi një thashethem se kjo dukuri po ndodh në Dubai. “Dubai Porta Potty” thuhet se lidhet me influencers dhe vajzat e tjera të reja që në këmbim të parave ose dhuratave lënë të tjerët të kryejnë jashtëqitjen dhe urinën sipër trupit dhe fytyrës (përfshirë edhe gojën).

Sipas Urban Dictionary, ato “blihen” nga burra të pasur arabë dhe europianë për 30,000+ dhe marrin pjesë në “festat e jahteve”. Nëpër jahte thuhet se ndodhin praktikat e tmerrshme të përmendura më sipër. E kur e gjitha kjo mbetet një thashethem, që vështirë se mund të merret në konsideratë përsa kohë mungojnë prova dhe hetime më të besueshme, të shumtë janë njerëzit që e kanë marrë në konsideratë dhe kanë nisur akuzat ndaj vajzave të njohura shqiptare, kryesisht ndaj atyre që vizitojnë shpesh Dubain.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.