LAJMI I FUNDIT

“Ambasadorja e SHBA-ve, shkeli Kushtetutën e…”- Berisha zbulon kërkesën që ka për Joe Biden

19:59 - 14.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë një takimi me demokratët e Fieri sërish se përfaqësuesit amerikan nuk duhet të cenojnë në sovranitetin e vendit.




Ndër të tjera, Berisha shtoi se i ka kërkuar publikisht Presidentit të SHBA-ve Joe Biden që diplomatët e SHBA-ve të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit.

“Kjo lëvizje ndau disa gjëra. Ndau opozitën e vërtetë nga pseudoopozita. Ai që këtu mban çelësat, është një biznesmen. Por kur është biznesmen me qeverinë, përbën një problem, sepse i diktoi të tjerët tenderin, pallatin e shumë gjëra. Edi Rama pasi u faktua se ku është shumica e pluralizmit, bën gjithçka  në një vendim antligjor të mbajë pezull çështjen. Këtu ndërhyri dhe unë, publikisht e njoftova dhe guvernatoren e ambasadores së SHBA-së. Shkeli Kushtetutën e SHBA-së dhe Vjenës. Nuk mund të ndërhysh kurrë në proces gjyqësor.

Është vend i lirë, anëtar i NATO-s, vend që po shkon 110 vjet i pavarur. Kjo është gjëja më e rëndë që mund të bësh. I kam kërkuar qeverisë së SHBA-së dhe Presidentit Biden që të mos lejojë përfaqësuesve të saj të ndërhyjë në procese gjyqësore. Reforma në drejtësi nuk mund të ketë qëllime të tilla. Këta përfitojnë nga kjo situatë. Tregojnë veten si kolaboracionist. Edi Rama këtë fakton. Edi Rama shfrytëzoi elementë si Lulzim Basha, Enkelejdi dhe ky Kapllani këtu. Asgjë nuk mund të na ndalë këtu. Një gjë është faktuar, që kjo lëvizje është e pandalshme. Ata që u përpoqën ta ndalojnë dështuan. Nga ky stacion do bëhet një uragan i vërtetë. Ka mision shpëtimin e Shqipërisë” – tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.