BOTA

“E gjithë bota do dëgjojë gjuhën tonë”/ Zelensky mesazh publik për Eurovision: Evropë voto Kalush

22:06 - 14.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka bërë apel për mbështetje ndaj vendit të tij në konkursin e këngës “Eurovision.”




“Këtë vit Eurovisioni mbahet në Itali, Torino, falë fitores së Maneskin në edicionin e mëparshëm. Së shpejti në finalen e Eurovizionit , kontinenti dhe e gjithë bota do të dëgjojnë fjalët e gjuhës sonë. Dhe besoj se në fund kjo fjalë do të jetë “Fitore”! Evropë voto Orkestrën Kalush ”– kështu nis mesazhi i presidentit ukrainas në një video në Telegram.

Duke kujtuar se kodi që duhet të votojnë është “12”, Zelensky përfundoi duke thënë:

“Ne mbështesim bashkatdhetarët tanë! Le të mbështesim Ukrainën!”

Grupi folk-rap i Ukrainës Kalush Orchestra është kualifikuar në finalen e madhe të Eurovision, madje është nëj nga pretendentët kryesore.

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), i cili organizon Eurovizionin, vendosi që asnjë media ruse nuk do të mund të merrte pjesë këtë vit, pasi Rusia nisi pushtimin ndaj Ukrainës.(panoramaplus)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.