AKTUALITET

Kërkoi ndryshimin e masës, ish-deputeti Alqi Bllako flet në Gjykatë, ja çfarë deklaroi

13:04 - 14.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sapo ka përfunduar seanca në Gjykatën e Apelit për ish deputetin socialist Alqi Bllako.




Ish-deputeti i PS Alqi Bllako ka folur në seancën e sotme, pasi kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë.

Bllako tha para gjykatës se në procedurat e shpronësimit për tokën ku është ndërtuar inceneratori i Fierit nuk ka pasur asnjë rol, pasi në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit vetëm ka përcjellë praktiken për shpronësim të hartuar nga komisioni i ngritur me urdhër te Ministrit.

Apeli i GJKKO ka vendosur lënien në burg të ish ministrit socialist Alqi Bllako. Kështu, Apeli la të pandryshuar masën e sigurisë vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shqyrtoi këtë të shtunë kërkesën e bërë nga ish-deputeti socialist Alqi Bllako për lirimin nga burgu.

Ish-deputeti kishte argumentuar në kërkesën e tij drejtuar gjykatës se nuk ka prova për fajësinë e tij në lidhje me inceneratorët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.