AKTUALITET

Greqi, sulmohen me thike dy shtetas shqiptare, nje i plagosur

13:10 - 18.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur dje në kryqezimin e Kehrinias në Amfiloxia. Tre automjete i kanë prerë rrugën një automjeti tjetër. Prej tyre kanë dalë 8 persona të cilët pasi janë grindur me fjalë, kanë nisur të sulmojnë me mjete prerëse pasagjeret e mjetit tjeter, të dy shtetas shqiptare. Si pasoje ka marrë plagë në shpinë dhe në shpretkë një 41-vjeçar shqiptar.




Ai u transportua fillimisht në spitalin e Amfiloxias e më pas në Agrinjo, ku ndodhet në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën. Policia ka marrë në pyetje pasagjerin tjetër shqiptar 40-vjeç me qëllim zbardhjen e ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.