LAJMI I FUNDIT

Belind Këlliçi publikon FOTOT nga takimet në SHBA: Kënaqësi të bisedoja me kongresmenët e shtetit të Floridas!

20:24 - 21.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar pamjet nga takimet e mbajtura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me kongresmenë republikanë të shtetit të Floridas.




Përmes një postimi në Facebook, Këlliçi shkruan se ishte kënaqësi të takohej dhe të bisedonte me kongresmenin aktual të Floridas Matt Gaetz, si dhe me ish-kongresmenin Ted Yoho, të cilët i ftoi të vizitojnë Shqipërinë.

“Ditë e ngjeshur me takime me partnerët dhe miqtë tanë amerikanë. Kënaqësi e veçantë të takoja dhe bisedoja me Kongresmenin Matt Gaetz, kongresmen republikan i shtetit të Floridas si dhe me ish Kongresmenin Ted Yoho, ish kongresmen republikan i Floridas. Matt Gaetz është i fokusuar në Sigurinë Kombëtare dhe Parimet Kushtetuese. Ai e ka vizituar Shqipërinë dhe është njohës i mirë i situatës politike në vendin tonë, në Kosovë dhe rajon. E ftova kongresmenin të vizitojë sërish vendin tonë, duke qenë se kjo ishte dhe dëshira e tij. Ted Yoho ka shërbyer për 8 vjet në Kongresin Amerikan dhe në Komitetin e Punëve me Jashtë. Është ndër kongresmenët më të dekoruar amerikanë. Të dashur miq! Në ditët në vijim do t’ju informoj për të gjithë turin e takimeve dhe aktiviteteve në SHBA”, shkruan Këlliçi në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.