OPINION

Çmimi i marrëzisë!

09:29 - 21.05.22 LUTFI DERVISHI
GSH APP Get it on Google Play

Integrimi asociuar me BE-ne, ideja e Presidentit Francez, është lojë fjalësh për të shmangur thelbin: “Ju nuk do të anëtarësoheni me të drejta të plota në BE”




31 vjet ëndrra vjen një ditë dhe të duhet t’i futësh në sirtar!

19 vjet më parë Këshilli Europian në samitin e Selanikut premtoi “perspektivën europiane të rajonit të Ballkanit! Pra anëtarësim në vendeve të Ballkanit në BE! Sot, kryetari Këshilli Europian në Tiranë foli për ide të reja! “Integrim i asociuar”! Në Shkodër kësaj i thonë: “më ka çu nana me la gojën”

Shqipëria ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim me 2009! Ka marrë statutin e vendit kandidat me 2014 dhe madje para 4 vitesh ka dekoruar “ambasadorë” për hapje negociatash! Ky është dallimi mes nesh dhe Serbisë dhe Malit të Zi. Këta vende i kanë hapur negociatat vetëm një herë. Ne presim t’i hapim prap!

Por këtë radhë fajësojmë Bullgarinë, dhe madje kërkojmë të ndahemi nga Maqedonia që na shpëtoi faqen me 2019 duke u konsideruar si çift me Shqipërinë!

Por faji për vonesën dhe humbjen e trenit drejt BE-se duhet kërkuar në Tiranë. Kur na luteshin nga Brukseli i thonim: jo, nuk mund të ketë demokraci pa u zgjidhur problemi kryetarit të Qarkut të Fierit”

Kështu është kur ke lider që kur janë në opozitë vendin e shohin me syze të errëta dhe suksesin në integrim druhen se i kalon partisë që qeveris dhe kur kalon në pushtet vendi kthehet si me magji në fanar ndriçues për të tjerët!

Çdo gjë ndryshon në këtë botë dhe askush nuk na e ka fajin që për hir të kapriçove fëminore të liderëve shqiptarë në Tiranë, ne jo vetëm jemi pas Serbisë dhe Malit të Zi, por rrezikojmë të kalojmë nga kategoria e vendeve anëtare në BE, siç do të jenë fqinjët, në kategorinë e vendeve me Integrim të asociuar!

Na rroftë Ballkani hapur që nuk është gjë tjetër veçse procesi i Berlinit (për të cilin janë dakord të gjithë) me etiketë tjetër! Dhe harxhojmë kohë dhe fjalë për një gjë që gjermanët dhe jo vetëm ata na e kanë bërë të qartë se ka vetëm një proces: procesi Berlinit!

Duket që ne na pëlqen të bëjmë lojëra fjalësh: jo procesi Berlinit, por Ballkani Hapur- qe do të thotë: jo Ali Hoxha, por Hoxhë Aliu!

Si na vjen tani që në vend të integrimit të plotë, na thonë: integrim i asociuar! Dhe këtu nuk themi dot është e njëjta gjë!!!

Kur qëllon veten me sukses në këmbë nuk ke pse fajëson të tjerët se nuk mbërrin te shtëpia që ka 30 vjet që i mban portat hapur për ne! Për ne që s’duam atdhe në BE!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.