Kryesore

Vuçiç bisedë telefonike me Putinin/ Marrëveshja që i ka skaduar afati dhe pasiguritë që sjellin kushtet e reja në ekonominë e Beogradit!

19:37 - 21.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

President serb Aleksander Vuçiç, ka bërë me dije se javën e ardhshme do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin rus Valdimir Putin, ngjrje e cila sipas tij do të ndodhë javën tjetër, mes të mërkurës dhe të enjtes.




TV Pink ka sqaruar se sipas burimeve të mirëinformuara, nga rezultati i kësaj bisede do të përcaktohet se sa do të jetë çmimi i karburantit në të ardhmen në Serbi dhe për sa kohë do të jetë kontrata.

Marrëveshja aktuale dhjetëvjeçare skadon më 31 maj dhe bisedimet midis dy palëve në nivel kompanie kanë filluar, por dy liderët pritet të vulosin dhe specifikojnë kushtet në të cilat Serbia do të marrë gaz përpara një prej dimrave më të pasigurt me të cilët është përballur bota dekadat e fundit, nga një krizë e fortë energjetike për shkak të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve të vendosura ndaj Moskës nga Perëndimi.

Kjo i jep peshë shtesë kësaj bisede, sepse Beogradi nga njëra anë ngushëllohet nga kërkesat e hapura të vendeve evropiane dhe SHBA-së për t’iu bashkuar masave ndëshkuese ndaj Rusisë dhe nga ana tjetër është 100% i varur nga gazi rus.

Biseda mes dy liderëve është përcaktuar si shumë e rëndësishme për Serbinë, pasi mund të ketë pasoja politike dhe ekonomike për vendin. Kujtojmë se Serbia deri më tani ka paguar energjinë me çmimin 270 dollarë për 1000 metër kub. Vlerësohet se një marrëveshje e tillë është e pamundur të ruhet, duke pasur parasysh kërcimin e madh të çmimit të karburantit në bursat botërore.

Sërish, Beogradi shpreson se rusët nuk do të përdorin variantin ekstrem sipas të cilit serbët do të paguanim nga 900 deri në 1000 dollarë për 1000 metër kub gaz, gjë që do të ishte katastrofike për industrinë vendase. Dhe pikërisht në këtë peshim të kujdesshëm të arsyeve ekonomike dhe gjeopolitike, biseda mes dy liderëve merr një tjetër rëndësi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.