Sali Berisha është shpallur kryetari i ri i Partisë Demokratike, pas përfundimit të procesit të “rithemelimit” të kësaj force politike.
Berisha ka fituar thellë ndaj të vetmit kandidat në zgjedhjet për kryetar të PD-së, Ibsen Elezi, në një proces të qetë dhe pa incidente.
Që prej dorëheqjes nëntë vite më parë, Berisha rikthehet tashmë në krye të Partisë Demokratike, në një moment që e gjen këtë forcë politike të përçarë.
Mbështetësit e ish-kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe një grup i konsiderueshëm deputetësh demokratë kanë bojkotuar të gjithë procesin e “rithemelimit” duke mos njohur as Kuvendin dhe Statutin e ri të partisë.
Fati i forcës politike më të madhe opozitare të vendit, megjithatë i mbetet Gjykatës së Tiranës, një proces që edhe ky është shoqëruar me kontestime të shumta.
Ndërsa Berisha nuk ka marrë parasysh paralajmërimet e ardhura SHBA dhe së fundmi nga Gjermania, se me rikthimin e tij, partnerët ndërkombëtarë do të ndërpresin bashkëpunimin me PD-në.
Rikthimi i Berishës në krye të PD-së vjen vetëm katër ditë nga një vjetori i shpalljes së tij dhe familjes së tij si persona “non-grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit me akuzat e rënda të korrupsionit masiv dhe pengimit të drejtësisë.
Mirëpo përtej entuziazmit të Sali Berishës, që vjen në krye të PD-së pas një shkëputje prej 9 vitesh, do të jetë Gjykata ajo që do të thotë fjalën e fundit! Kjo sepse statuti i Partisë Demokratike është në Apel dhe pritet vendimi përfundimtar. Nëse gjyqtarja Blerina Muça do të lërë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit, atëherë ai do të jetë kryetar legjitim i PD-së, në të kundërtën nëse vendimi i atij gjyqtari pa vetting do të hidhet poshtë, Berisha do të jetë zgjedhur nga një palë zgjedhje që i thirri vetë.
Berisha nisi betejën e tij për të marrë drejtimin e partisë që themeloi vetë, pasi Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar demokrat sepse u shpall ‘Non Grata’ nga SHBA për korrupsion e minim të demokracisë. Që nga 9 shtatori 2021, Berisha nisi një fushatë kundër Lulzim Bashës, duke bërë që ky i fundit të japë dorëheqjen, ndërsa PD u fut në një krizë nga e cila nuk ka dalë ende.
Përfundon procesi i numërimit në pjesën më të madhe të qëndrave të votimit në vend.
Pogradec
516 votues
Sali Berisha 484 vota
Ibsen Elezi 32 vota
Asnjë të pavlefshme
Devoll
Sali Berisha 1082 vota
Ibsen Elezi 135 vota
8 vota të pavlefshme
Maliq
Sali Berisha 1266 vota
Ibsen Elezi 10 vota
Kolonjë
Sali Berisha 356 vota
Ibsen Elezi 38 vota
6 vota të pavlefshme
Shkodër
Sali Berisha 1500 vota
Ibsen Elezi 114 vota
Të pavlefshme 15 vota
Lushnje
Sali Berisha 733 vota
Ibsen Elezi 73 vota
Të pavlefshme 9 vota
Divjakë
Sali Berisha 354 vota
Ibsen Elezi 34 vota
820 votues në total
Durrës
508 votues
Sali Berisha 493 vota
Ibsen Elezi 10 vota
Të pavlefshme 5 vota
Kukës
Sali Berisha 714 vota
Ibsen Elezi 164 vota
Të pavlefshme 4 vota
Gjirokastër
Sali Berisha 1756 vota
Ibsen Elezi 126 vota
Të pavlefshme 16 vota
Në total 1900 anëtarë në total
Klos
Sali Berisha 429 vota
Ibsen Elezi 9 vota
Të pa vlefshme 7 vota
Kanë votuar 445 anëtarë
Burrel
Sali Berisha 490 vota
Ibsen Elezi 31 vota
Të pa vlefshme 5 vota
Kanë votuar 526 anëtarë
Dibër
Sali Berisha 664 vota
Ibsen Elezi 84 vota
Të pa vlefshme 6 vota
Nga 1150 anëtarë kanë votuar 754 votues
Fushë Krujë
470 votues
Sali Berisha 447 vota
Ibsen Elezi 11 vota
12 vota të pavlefshme
Krujë
538 vota në total
Sali Berisha 523 vota
Ibsen Elezi 14 vota
1 e pavlefshme
Mirditë
Sali Berisha 454 vota
Ibsen Elezi 18 vota
Të pa vlefshme 6
478 votues në total
Kurbin
Sali Berisha 1057 vota
Ibsen Elezi 128 vota
3 të pavlefshme
Sarandë
468 votues
Sali Berisha 354 vota
Ibsen Elezi 121 vota
Të pavlefshme 11 vota
Delvinë
221 votues në total
Sali Berisha 207 vota
Ibsen Elezi 14 vota
Të pavlefshme 0 vota
Korçë
Sali Berisha 621 vota
Ibsen Elezi 36 vota
Të pavlefshme 8 vota
Po realizohet shpresa jone e madhe : te shpetojme njehere e mire nga PD .