Kosova

Presidenti Meta mesazh nga Kosova: Jemi kontribuues të paqes dhe sigurisë, sfidat e mëdha mund t’i përballojmë të bashkuar

13:46 - 23.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë pjesë në një aktivitet në Kosovë me rastin e 110-vjetorit të Kuvendit të  Juniku, i cili u bë platforma kryesore për Kuvendin e Vlorës për shpalljen e pavarësisë.




Kreu i Shtetit tha se sot pas 110 vjetesh kemi shumë arsye për të qenë falenderuar atyre patriotëve, ndërsa theksoi se sfidat e mëdha të Shqipërisë dhe Kosovës mund të kalohen vetëm duke qenë të bashkuar.

“Ne sot i gëzohemi Shqipërisë si anëtari i NATO dhe pret të hedhe një hap drejt BE, ne i gëzohemi edhe Kosovës, që sot është një shtet i lirë dhe i pavarur, një vend model sa i takon demokracisë në zgjedhje, respektimi te pakicave dhe që ecën e sigurt drejt integrimit euroatlantik.

Ne shqiptaret jemi kontribuues të paqes dhe sigurisë në rajon. Ne jemi për fqinjësi të mirë me të gjithë fqinjët tanë pa paragjykime, por duhet që këtë respekt edhe të tjerët ta tregojnë me ne. Duhet të jemi edhe më të hapur .

Ne ndodhemi para sfidave të mëdha dhe ato mund ti përballojmë vetëm të bashkuar dhe me krenarinë e të qenit shqiptarë.

Suksese Kosovës edhe në Këshillin e Evropës”, tha ndër të tjera Presidenti Meta.

Vjosa Osmani dhe Ilir Meta bëjnë homazhe te shtatorja e dëshmorit Edmond Hoxha

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryetarin e Komunës së Junikut, kanë vendosur kurora me lule te shtatorja e dëshmorit Edmond Hoxha.

Ndërkohë, presidentja Osmani është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, në rastin e shënimit të 110-vjetorit të Kuvendit të Junikut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.