AKTUALITET

Arrestohen dy tifozët e Holandës që bënë për spital 45-vjeçarin shqiptar te “9-Katëshet”/ E qëlluan me karrige kokës duke e plagosur rëndë!

12:53 - 26.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit njofton se ka vënë në pranga dy të rinj holandezë, të cilët dy ditë më parë, u përfshinë në një sherr masiv me dy shtetas shqiptarë, duke lënë të plagosur rëndë njërin prej tyre.




Sipas bluve të kryeqytetit, në pranga kanë rënë D.B. 23 vjeç dhe D.H. 21 vjeç, të dy banues në Holandë, të cilët akuzohen për veprën penale të ‘Plagosjes së rëndë me dashje’, të kryer në bashkëpunim.

Kujtojmë se sherri masiv i regjistrua në Rrugën e Barrikadave në kryeqytet, ku këta dy persona, së bashku me disa të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta pas një sherri çasti, shqiptarin A.G., i cili aktualisht ndodhet ende në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Këta shtetas, më datë 24.05.2022, në Rrugën e Barrikadave, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.