Kryesore

Ngërçi me reformën në drejtësi/ Qeveria tërhiqet nga gjyqet, për të lehtësuar punën e Gjykatës së Lartë

13:26 - 26.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Lartë ka mbi 35 mijë dosje të mbetura pezull për shkak të mungesës së gjyqtarëve që ikën nga vetingu. Zgjidhjet e propozuara për zhbllokimin e ngërçit kanë qenë të shumta, por stoku i krijuar ka qenë aq i madh, sa çështjet vetëm janë shtuar.




Hartuesit e reformës në drejtësi nuk e kishin parashikuar se vetingu do të largonte aq gjyqtarë sa mungesa e tyre do të bllokonte punën e Gjykatës së Lartë.

Në këtë situatë të krijuar, qeveria është vetëofruar të sakrifikohet. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se qeveria vendosi të tërhiqet nga rekursi për rreth 3800 dosje me natyrë civile dhe administrative. Qëllimi është lehtësimi i punës së Gjykatës së Lartë.

Pra nuk ka rëndësi se qeveria ka të drejtë në çështjet që presin zgjidhje në Gjykatën e Lartë. Administrata do të tërhiqet duke u lënë fushë të lirë atye që mendon se nuk kishin të drejtë për shkak të reformës në drejtësi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.