LAJMI I FUNDIT

“Nuk donte të binte shumë në sy”- Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, mediat e huaja raportojnë lajmin e hidhur! Çfarë thonë

22:11 - 28.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas një beteje me pasojat shëndetësore të lëna nga koronavirusi, ndarja nga jeta e ish-presidentit Bujar Nishani ka marrë edhe vëmendjen e mediave të huaja.




Ansa shkruan se ish-presidenti i Shqipërisë është ndarë nga jeta sot në moshën 55-vjeçare.

“Nishani ndërroi jetë në një spital në Gjermani ku ishte shtruar mbi një muaj më parë, pas komplikimeve në mushkëri pas Covid. Ish-kreu i shtetit ka qenë deputet në dy legjislatura, deputet i Partisë Demokratike. Gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbajtur postin e ministrit të Drejtësisë dhe më pas të Brendshëm”, thuhet në shkrimin e gazetës Italiane.

The Washington Post shkruan se Ish-presidenti shqiptar Bujar Nishani, i cili u kritikua shpesh për përkatësinë e tij politike të qendrës së djathtë nga koalicioni i majtë, vdiq pas një problemi të rëndë shëndetësor. Prestigjozja e huaj shton se ai nuk donte të binte shumë në sy.

washinton post

Ish-presidenti Bujar Nishani ndërroi jetë sot në një spital në Gjermani.

Ai vuante nga një pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi.

Ish-presidenti ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare. Nishani ishte president për një mandat 5-vjeçar, ndërsa në këtë post u zgjodh në 24 korrik të 2012-ës deri në 24 korrik të 2017-ës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.