Kryesore

Përfundon numërimi i votave për Kryesinë e PD, zgjidhen 14 burra dhe 14 gra! Anëtarët e rinj (EMRAT)

19:04 - 28.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këshilli i Partisë Demokratike ka mbajtur të shtunën zgjedhjet për anëtarët e rinj të Kryesisë. Paraprakisht, çdo anëtar i Këshillit Kombëtar ka firmosur manualisht dhe elektronikisht për prezencën e tij në mbledhje. Në orën 11.00, u mbajt mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ku si pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e Kryesisë së PD-së.




Sipas axhendës fjalën e mori Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka.

Pas fjalimeve nisi dhe votimi. Plot 46 anëtarë të Partisë Demokratike garuan sot për t’u zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i PD-së anëtarë të Kryesisë së PD-së. Nga këta 47, vetëm 20 u7 zgjodhën.

Ka përfunduar numërimi i fletëve të votimit për anëtarë të kryesisë së Partisë Demokratike, ndërsa Gazeta Shqiptare edhe emrat të cilët janë votuar.

Nga anëtarët gra të kryesisë bie në sy rikthimi i Jozefina Topallit, ish-kryetares së Kuvendit. Një emër tjetër është ajo e Ina Zhupës.

Ndërsa nga burrat, i pari renditet Belind Këlliçi, i cili ka marrë edhe më shumë vota. Në përzgjedhjen e burrave vihet re edhe Arben Ristani, ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratikë.

Nga gratë hyjnë:

  1. Fatbardha Kadiu
  2. Ina Zhupa
  3. Jozefina Topalli
  4. Edith Harxhi
  5. Mimoza Hajdarmataj
  6. Eleni Qirici

Nga burrat hyjnë:

  1. Belind Këlliçi
  2. Flamur Noka
  3. Oerd Bylykbashi
  4. Ervin Minarolli
  5. Luciano Boci
  6. Agron Shehaj
  7. Luan Baci
  8. Grigerls Muçollari
  9. Gent Strazimir
  10. Enno Bozdo
  11. Keltis Kruja
  12. Arben Rustani
  13. Aldo Bumci
  14. Florion Mima


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.