Kryesore

“S’mban më ujë pilafi!”/ Nis protesta kundër rritjes së çmimeve, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: E morën popullin në qafë

18:23 - 15.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grup qytetarësh janë mbledhur pasditen e kësaj të mërkure në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve.  Mësohet se shumica e protestuesve janë të rinj, nxënës dhe studentë.




Protesta kundër rritjes së çmimeve është thirrur nga shoqëria civile nën sloganin “Pilafi s’mban më ujë!”.

Lëvizja qytetare ka nisur në orën 18:00, kur protestuesit u mblodhën në “Sheshin Skënderbej” e nga aty, do të drejtohen për te Kryeministria.

 

 

foto galeri

Me pankarta në duar qytetarët janë mbledhur duke kërkuar masa nga qeveria.

Qytetarët u shprehën dje se do të marrin pjesë në protestë, ndërsa shtuan njëzëri se rritja e çmimeve e ka bërë të përballueshme jetesën e tyre.

foto galeri

Kategoritë pjesëmarrëse në protestë do të jenë nga më të ndryshmet, duke nisur me studentët e përfunduar me moshat e treta, që kërkojnë rritje të pensioneve.

Qytetarët, kishin edhe një mesazh për qeverinë dhe sipas tyre, keqqeverisja ka bërë që shumë të rinj të braktisin vendin, në një kohë që mund të ndërtonin të ardhmen në vendin e tyre.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.