Kryesore

“Rroftë populli, poshtë oligarkët!”/ Protesta kundër rritjes së çmimeve, çfarë po ndodh në Tiranë? (FOTO)

19:54 - 16.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grup qytetarësh të kryeqytetit janë grumbulluar këtë të enjte në ditën e dytë të protestës kundër rritjes së çmimeve.




Fillimisht, protestuesit janë mbledhur në ambientet e sheshit Skënderbej dhe duke ekspozuar një banderolë të madhe “S’mban më ujë pilafi”, ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me krizën e çmimeve.

Gjatë fjalës së mbajtur, një protestues deklaroi se shteti shqiptar nuk i njeh qytetarët si qenie njerëzore, pasi nuk njeh minimumin jetik.

“Në bazë të statistikave për sa i përket të ardhurave për frymë shqiptarët janë të fundit në Evropë. Janë të fundit në Evropë por dhe në Ballkan për sa i përket pagës minimale.

Është një nga shtetet që nuk e njeh si qenie njerëzore, nuk e njeh minimumin jetik. Ne si të rinj po të shkojmë të flemë në një lulishte në Gjermani, shteti gjerman të njeh si qenie njerëzore dhe të jep 400 euro.

Ndërsa në Shqipëri shteti të braktis dhe të thotë ulu e vdis te cepi i trotuarit. Ky shtet që ti i paguan 20% taksë”, tha një prej protestuesit.

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, qytetarët nisën marrshim drejt Kryeministrisë.

Pedagogu: Shqiptarët diskutojnë për një thes miell

qytetari ne proteste

Protestës së sotme për rritjen e çmimeve i është bashkuar edhe pedagogu Jani Marka, i cili tha se kriza është pabarazi teksa akuzoi klasën politike se po i vjedhin dinjitetin popullit shqiptar, ndërsa premtoi se nuk do të dorëzohen, por do të vazhdojnë të protestojnë.

Gjithashtu, ai shtoi se disa shkojnë në hotelet e Dubait tha ai, ndërsa shqiptarët diskutojnë për një thes miell.

“Këta këtu ja kanë vjedhur dinjitetin popullit shqiptar. Na thonë jemi në krizë, por po mendoja që kriza nuk është inflacioni, por pabarazia.

Disa gdhihen në restorantet e Dubait, ndërsa në Shqipëri diskutojnë një thes me miell. Disa janë 7 vila, të tjerët nuk kanë strehë.

Oligarkët kanë avionë privat, ndërsa shqiptarët mezi blenë abonenë. Kriza është pabarazia.

Unë ju jap një premtim, që ne nuk dorëzohemi dhe do luftojmë për të kthyer dinjitetin me protesta.

Ne nuk dorëzohemi dhe do kthejmë besimin e qytetarëve tek protestat”, tha Markaj.

WhatsApp Image 2022-06-16 at 6.51.57 PM WhatsApp Image 2022-06-16 at 6.51.58 PM WhatsApp Image 2022-06-16 at 6.51.59 PM WhatsApp Image 2022-06-16 at 6.52.00 PM WhatsApp Image 2022-06-16 at 6.52.07 PM WhatsApp Image 2022-06-16 at 6.52.08 PM WhatsApp Image 2022-06-16 at 6.52.10 PM WhatsApp Image 2022-06-16 at 6.52.12 PM
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.