AKTUALITET

Berisha: Gent Sharra bleu vota për PS-në dhe Taulant Begon, qindra telefonata në prokurori

11:45 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se ekzistojnë dhjetra telefonata mes kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, të cilit ai i referohet si Taulant Bego dhe bandës së Elbasanit.




Duke folur jashtë Kuvendit, pasi në sallë nuk iu hap mikrofoni, Berisha tha se banda e Elbasanit ka blerë vota për PS-në.

“Dua të denoncoj lidhjet e mëdha të Taulant Begos me Gentian Sharrën, njërin prej anëtarëve më të rrezikshëm të bandës së elbsanit. Mes Taulant Begos dhe Sharrës ekzistojnë të paktën mbi 50 telefonata dhe qindra zbardhje të gjata në këto biseda.

Biseda që faktojnë Taulant Begon anëtar të bandës së Elbasanit. Taulant Bego ka dhënë porosi nga më të paligjshmet në interes të Gentian Sharrës. Ai është njeriu që ka blerë vota për PS-në dhe Taulant Begon. Ju bëj thirrje të publikoni çdo regjistrim, çdo dukument që implikon apo njëson Edi Ramën me bandën e Elbasanit”, u shpreh Berisha.

I pyetur nëse bisedat mes Ballës dhe bandës së Elbasanit janë vetëm për blerjen e votave, Berisha u përgjigj “Biseda për ngjarje të shumta. Po fole me bandat flet vetëm për krime, jo për dashuri”.

DEKLARATË E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA, JASHTË PARLAMENTIT

Parlamenti është shndërruar në dyqanin e Lindës. E trajton si dyqanin e vet me urdhër të Edi Rramës.
Dola këtu për të denoncuar publikisht lidhjet e mëdha dhe të tmerrshme të Taulant Begos me Gentian Sharrën,njërin prej anëtarëve më të rrezikshëm të Bandës së Elbasanit.

Mes Taulant Begos dhe Sharrës ekzistojnë të patën 50 telefonata dhe qindra kilometra zbardhje të gjata të këtyre bisedave.

Biseda që e faktojnë Taulant Begon anëtar të inkriminuar të bandës së famshme të Elbasanit.

Taulant Bego ka marrë përsipër, ka dhënë porosi nga më të paligjshmet dhe ka kryer detyra nga më të paligjshmet në interes të Gentian Sharrës.

Pra Gentian Sharra është njeriu që ka blerë vota për anëtarin kriminel të Bandës së Elbasanit, që quhet Taulant Bego. Për PS-në dhe atë.

Ju bëj thirrje që të publikoni çdo regjistrim, çdo dokument, i cili implikon apo njëson Edi Ramën, bashkëpunëtorët e tij me Bandën e Elbasanit.

Bëhet fjalë për biseda për ngjarje të shumta. Po fole me bandat, flet vetëm për krimet, nuk flet për dashuri. Ta keni të qartë këtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.