Kryesore

Artan Gaçi investitor strategjik/ Olta Xhaçka nuk shkoi në mbledhjen e qeverisë për hir të konfliktit të interesit

11:01 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një detaj i ri ka dalë nga afera e përfitimit të statusit të investitorit strategjik nga ana e Artan Gaçit, bashkëshortit të ministres se jashtme, Olta Xhaçka. Për të shmangur konfliktin e interesit, Xhaçka nuk shkoi në mbledhjen e qeverisë.




Detajin e zbuloi Elisa Spiropali, gjatë interpelancës së kërkuar nga Agron Shehaj në parlament për konflikt interesi dhe grabitje të pronës publike në rastin e shpalljes investitor strategjik të bashkëshortit të Olta Xhaçkës, Artan Gaçit.

Shehaj kishte kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama dhe ka shprehur shqetësimin e tij për vendimin e qeverisë që sipas tij i ka falur pronën publike në Himarë, familjes së ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Sipas, Shehajt kompania e krijuar rishtazi me emrin AGTCC Management është në pronësi të një shtetase amerikane, e cila rezulton të jetë bashkëjetuesja e vëllait të ministres Xhaçka dhe nuk posedon asnjë kapital financiar përveç këtij raporti familjar.

“A e dinte kryeministri se me këtë firmë i dha ministres së jashtme statusin e investitorit strategjik? I fali plazhin publik për 30 vjet ministres. A e dinte se përmes këtij vendimi po i falte taksat ministres së Jashtme? E dinte shumë mirë se kompania AGTÇ Shpk është në pronësi të zotit Gaçi, bashkëshortit të ministres.

Ishin të vetëdijshëm se kishin bërë një krim. Familja Xhaçka e dinte se përfitimet ishin në shkelje të Kushtetutës. Dhe për të mashtruar ligjin familja ministrore krijon një kompani me emër shumë të ngjashëm me të parën, por jo në emër të bashkëshortit por në emër të një personi të afërt. Tre javë pas ndryshimit të emrit të kësaj kompanie, Edi Rama ndryshoi vendimin. Pronarja e kësaj kompanie të re është një shtetase amerikane, zonja Saton që bashkëjeton me vëllain e ministres së jashtme dhe s’ka asnjë kapital dhe asnjë eksperiencë në menaxhim hotelerie. Ajo bashkëjeton në të njëjtën adresë me vëllain e ministres. Edi Rama mblodhi qeverinë dhe i dha kompanisë AGTCC Mengament për 30 vjet pronën publike në Himarë” u shpreh Shehaj.

Ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Elisa Spiropali i është kundërpërgjigjur akuzave të Shehajt. Sipas saj, Olta Xhaçka nuk mori pjesë në mbledhjen e qeverisë ku bashkëshorti i saj u shpall “investitor strategjik” dhe kështu ajo shmangu konfliktin e interesit.

“Olta Xhaçka nuk është pjesë e Komitetit të Investimeve Strategjike. Sa i takon mbledhjes së këshillit të ministrave, znj Xhaçka ka njoftuar që të mos marrë pjesë në shqyrtimin e këtij vendimi për të mos ndikuar, edhe sikur të merrte pjesë, një individ nuk ndikon dot një vendim kolegjial. Heqja dorë nga mbledhja garanton shmangien nga konflikt interesi. Si Xhaçka edhe Gaci janë persona publikë, nuk po e shpikni ju rrotën. Dokumenti është e zeza mbi të bardhë në emër të tij, nuk është fshehur. Motivet e vendimmarrjes janë në kuadrin ligjor në mbështetje të investitorit strategjik. Ky është investim privat, I kryer mbi pronë private. NUk ka përfituar truall. Synon zhvillimin e zonës, strukturë hoteliere 100% jo vila, jo dhoma, strukturë hoteliere” u shpreh Spiropali, që tha se në procedura nuk ka asnjë shkelje ligjore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.