BOTA

Në prag të një “incidenti kombëtar”/ Gjenden gjurmë të Poliomielitit në ujërat e zeza të Londrës!

08:31 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjurmët e virusit të poliomielitit janë gjetur gjatë një inspektimi rutinë të ujërave të zeza në Londër, duke bërë që Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar ta deklarojë si incident kombëtar.




Zyrtarët shëndetësorë tashmë janë të shqetësuar për përhapjen e virusit në komunitet pasi u mblodhën mostra nga Beckton Wewage Treatment Works në Londër, por kanë theksuar se rreziku për publikun është jashtëzakonisht i ulët.

Disa viruse të lidhur ngushtë me poliomielitit u gjetën në mostrat e ujërave të zeza të marra midis shkurtit dhe majit. Ai ka vijuar të evoluojë dhe tani është klasifikuar si virus i poliomielitit që i ka shpëtuar vaksinës, i tipit 2 (VDPV2).

Zyrtarët besojnë se ka pasur një përhapje midis individëve të lidhur ngushtë në verilindje të Londrës – ndoshta anëtarë të familjes së gjerë – dhe se këta njerëz tani po e “derdhin” këtë lloj virusi të poliomielitit të tipit 2 në feçet e tyre.

Me realizimin e hetimeve urgjente, autoritetet do të përpiqen tashmë që të përcaktojnë shkallën e transmetimit në komunitet dhe të identifikojnë se ku mund të ndodhë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.